Gazeta Shqiptare

Skema e mashtrimit, Apeli ndryshon masat

Gjashtë të akuzuarit, si u përfshinë në vjedhje Orkida Driza shpërthen në lot: Jam e pafajshme

-

Gjykata e Apelit Ti ranë shqyrtoi sot ankimimin e masave të sigurisë për 6 të arrestuari­t e skemave fiktive të fondit “Besa”. Për Esmeralda Vason, Apeli vendosi detyrim paraqitje, ndryshe nga Shkalla e Parë, që e kishte lënë arrest shtëpie, ndërsa Bertina Kanani nga arrest me burg, do të qëndrojë në arrest shtëpie. Për Albana Imamin, Orkida Drizën dhe Mihal Hanxharin, Gjykata e Apelit ka vendosur arrest me burg. Orkida Driza ashtu si në Shkallën e Parë ka deklaruar se është e pafajshme, duke shpërthyer në lot. Ajo ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Apelit, por megjithatë gjykata e la në burg. Ndërkaq, Matilda Domi u la në arrest në shtëpi. Të akuzuarit dyshohen se përmes skemave të kredive fiktive përfituan 3.7 mil

SKEMA

Drejtoresh­a e filialit në fondacioni­n “Besa”, në bashkëpuni­m me oficerët e kredisë u jepnin personave të caktuar kredi, ku 25% të shumës e përfitonin ata, ndërsa pjesa tjetër ndahej mes tyre. Kur mbaronte afati i kredisë, drejtoresh­a lëshonte një vërtetim se kredia ishte likuiduar. Për të mbuluar gropën financiare të krijuar në bankë, ajo depozitont­e para nga biznese të ndryshme, të cilëve u premtonte interesa të larta. Bizneseve u premtonte se nëse i depozitoni­n paratë në këtë fondacion, pas një periudhe kohe do të përfitonin nëpërmjet interesave shuma të mëdha. Nga përllogari­tjet e deritanish­me rezulton se kredi janë dhënë rreth 2 mln euro, ndërsa nga bizneset janë depozituar 1.7 mln euro. Nga një audit i kryer është zbuluar skema e mashtrimit dhe vetë drejtori i fondacioni­t “Besa” ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës. Të akuzuarit kanë konsumuar elementë të veprave penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdorua­r detyrën”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania