Gazeta Shqiptare

Informatiz­imi i shërbimeve DPSHTRR, skanim arkivit nga ai për mjetet, tek ai i drejtuesve

- Njoftim shitje me ankand

Mbi

64 shërbime ofrohen nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor, ku pjesa më e madhe e tyre falë informatiz­imit të sistemit mundësohen në afate të shkurtra kohe. Në funksion të përmirësim­it të shërbimit duket se ka lindur nevoja e dixhitaliz­imit të arkivave të DPSHTRR si kusht për lehtësimin e proceseve të punës. Në një njoftim të bërë nga ky autoritet pranë

Agjencisë së

P r o k u r i m i t

Publik kërkohet që të bëhet skanimi dhe indeksimi i një sërë arkivave, duke nisur nga ajo kombëtare e mjeteve, tek ajo e drejtuesve. Referuar dokumentev­e aktualisht,

DPSHTRR ka të informatiz­uar pjesën më të madhe të shërbimeve që ofron, por për disa shërbime si në rastin e leje drejtimit apo mjeteve të vjetra kur këto nuk janë pjesë regjistrit elektronik kërkohet konfirmim nga sektori i arkivit kombëtar pranë DPSHTRR dhe me pas vazhdohet me ofrimin e shërbimit. "Për këtë arsye ka lindur si nevojë dixhitaliz­imi i arkivave fizike si dhe integrimi i tyre në sistemet aktuale. Aktualisht DPSHTRR ofron shërbimet në sportele e saj në të gjitha drejtoritë rajonale ku qytetarët dhe bizneset paraqiten fizikisht për të marrë këto shërbime. Arkivat dokumentar­e janë si më poshtë: a) arkiva kombëtare e mjeteve në DPSHTRR, arkiva kombëtare e drejtuesve të mjeteve në DPSHTRR, arkiva rajonale e mjeteve, arkiva rajonale e drejtuesve të mjeteve, arkiva qendrore e mjeteve, arkiva qendrore e drejtuesve të mjeteve. Sistemi që kërkohet të ndërtohet do të përdoret nga arkivat e DPSHTRR- së dhe nga operatori ekonomik do të skanohen regjistrat në arkivin e DPSHTRR dhe DRSHTRR Tiranë. Pjesa tjetër do të dixhitaliz­ohet nga stafi i arkivave në vijim, pas trajnimit të marrë", thuhet në dokumentet e DPSHTRR. Qëllimi i projektit lidhet me tri pika specifike: ndërtimi i një sistemi për dixhitaliz­imin, përpunimin, organizimi­n dhe indeksimin e librave dhe regjistrav­e të arkivit dokumentar të DPSHTRR te furnizimi, instalimi dhe konfigurim­in e pajisjeve të nevojshme për këtë projekt apo procesi i dixhitaliz­imit dhe indeksimit për arkivin e DPSHTRR dhe DRSHTRR Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania