Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Conte nga lojtar amator, në burrë shteti

“Deutsche Welle”

- Nga Bernd Riegert

( vijon nga faqja 1)

... por pa bindje?

Në samitin e G7- ës në fund të gushtit, në Biarritz, profesori në fushën e drejtësisë, Giuseppe Conte, mendonte se karriera e tij politike e nisur 15 muaj më parë do të mbyllej me kaq. “Unë nuk do të vij sërish” përgjigjej si nën zë Conte ndaj pyetjes përkatëse. Në Romë gëlonte kriza qeveritare ato ditë. Lëvizja “Pesë yjet”, me të cilën është i afërt Conte, pa qenë anëtar i saj, përpiqej me socialdemo­kratët të krijonte një koalicion qeverisës. Giuseppe Conte telefonont­e herë pas here me kryetarin e partisë socialdemo­krate, Zingaretti dhe e bindte atë, se duhej ta provonte me atë si kryeminist­ër.

Avokati të tërheq vëmendjen me mënyrën e tij të qetë dhe me argumente parimore. Edhe me presidenti­n italian, Sergio Mattarella ai ka një fill të mirë komunikimi. Italianët e duan 55- vjeçarin me origjinë nga Pulja, i cili hyri tërthorazi në politikë. Sipas sondazheve, Conte gëzon një reputacion me 58 për qind, duke u renditur në sondazhe i dyti pas Mattarella­s si politikani më i preferuar. “Avokati i popullit” krahasuar me figurat kryesore të populistëv­e si Matteo Salvini ( Lega) dhe Luigi Di Maio ( Pesë Yjet) duket i arsyeshëm, i qetë dhe i pjekur, mendojnë komentator­ët në Itali. Që nga qershori 2018 Conte ka qenë fytyra e qeverisë populiste, ku ai më shumë ishte noteri i qeverisë, e jo “presidenti i Këshillit të Ministrave”, që pjesërisht ndërmerrte nisma mjaft të diskutuesh­me politike nga të dyja partitë.

“UNË NUK JAM MARIONETË”

Atë e përqeshnin si “zëvendës” të zëvendësve të tij, Salvini dhe Di Maio. Por në Parlamenti­n Europian, në shkurt Giuseppe Conte u mbrojt: “Unë nuk jam marionetë. Unë përfaqësoj popullin tim”, kështu iu kundërvu ai kritikëve në Strasburg.

Giuseppe Conte u emancipua vetëm pasi qeveria e tij e parë kishte dështuar. Në një fjalim që mbajti duke deklaruar dorëheqjen, ai kritikoi ashpër ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, që ishte ulur pranë tij duke e akuzuar atë për “obsesion në politikën e migracioni­t”. Ai e akuzoi Salvinin si të papërgjegj­shëm, sepse Italia e dobësuar ekonomikis­ht ka nevojë për një qeveri solide për ta ndryshuar këtë situatë - duke u zgjuar kësisoj disi me vonesë. E sikurse shkruan gazeta “Corriere della Sera” pas kësaj, ndodhi mrekullia. Praktikish­t avokati i urtë, Conte brenda pak ditësh krijoi një raport me kryetarin e socialdemo­kratëve, Nicola Zingaretti, duke e bindur atë për një koalicion me lëvizjen “Pesë Yjet”. Të dy zhvilluan formulën, që Conte përmbledht­as e shpjegon: “Unë do të garantoj që ‘ Pesë Yjet’ dhe socialdmeo­kratët nuk janë vetëm një shumë e pjesëve të tyre, por një lidhje, një sintezë, një koalicion i vërtetë”.

KTHESË E LEHTË

Pa ngurruar, papritur Conte nga një politikë më shumë radikale të djathtë, kaloi në kahun e aleancës së majtë. Themeluesi i “Pesë Yjeve”, humoristi Beppe Grillo, i dha bekimin kësaj nisme të re në një blog të tij. Koalicioni i ri do të jetë “një qeveri pa politikanë”, shkruan Beppe Grillo. Avokati Conte e interpreto­n këtë ironi të Grillos, se kështu vetëm ai, “jo politikani”, do të bëhet garanci për një fazë të re në politikën italiane. Qysh në muajt e fundit, euroskepti­ku Conte i tërhoqi deklaratat e tij të mëparshme. Në bisedat me Komisionin e BE- së, kancelaren Merkel dhe presidenti­n Macron, Conte ia doli që të pengojë procesin e deficitit kundër Italisë me borxhe të mëdha. Ai deklaroi se, “projekti më i rëndësishë­m i qeverisë së ardhëshme do të jetë buxheti i vitit 2020”, që do ta kthejë Italinë në shtegun e rritjes ekonomike, do të hapë vende pune e do të sjellë investime”.

Sa i përket politikës së jashtme, mbetet i paqartë drejtimi që do të ndjekë qeveria “Conte II”, sidoqoftë ai do të jetë fleksibël.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania