Gazeta Shqiptare

Mbyllet emisioni? Ermal Mamaqi flet për herë të parë për largimin nga “Klani”

-

Edhe pse kishte ditë që përmendej lartë e poshtë, më në fund Ermal Mamaqi konfirmon largimin nga TV “Klan”. Përmes një postimi emocional në “Instagram”, moderatori shprehet se do të fokusohet te kinematogr­afia dhe marketingu, të paktën deri në janar. “Xing me Ermalin” nuk do të rikthehet këtë sezon televiziv as në TV “Klan”, as tjetërkund.

Nga janari e tutje, Mamaqi mund të rikthehet me një format të ri, të cilin po e zhvillon momentalis­ht, teksa po xhiron “I love Tropoja”.

“Miq, ju jam mirënjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me ‘ Xing me

Ermalin’. E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishm­e dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë. Kam marrë vendimin të bëj një pauzë të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë, ‘ Xing me Ermalin’ nuk do të jetë, të paktën deri në janar në programet televizive. Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e kinematogr­afisë dhe marketingu­t në këtë momente. Në të njëjtën kohë, bashkë me ekipin krijues të ‘ Xing. al’ po ndërtojmë një format të ri emisioni, që me shumë mundësi vjen në muajin janar në televizion. Një falënderim të madh kam për regjisoren Lorena Basha, skenaristë­t Besnik Mustafaj dhe Klaudia Brahimaj, për Olimpian dhe bandën e ‘ Xingut’, montazhier­ët Vini dhe Pavjoli, Kejvinën dhe Belindën, si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të ‘ Xing me Ermalin’. Mirënjohje televizion­it kampion TV ‘ Klan’ për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto tri vite. Ndërkohë miq, ju pres në surpriza të reja që do t’ju mekin. Se siç thotë dhe miku im Will Smith, ‘ në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën t’ia vlejë’. Ju përqaputh të gjithëve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania