Gazeta Shqiptare

Largohet nga Shqipëria? Stresi u kthen reston atyre që e kritikuan

-

Pas disa javësh nga ndarja e Stresit nga bashkëshor­tja e tij Keisi, dalin të tjera të reja për reperin. Edhe pse çifti nuk u deklarua asnjëherë publikisht për ndarjen, heqja nga lista e ndjekësve, pëlqimet dhe mosprezenc­a e njëri- tjetrit në përditshmë­ri, ka bërë që të kuptojmë se ata të dy janë ndarë. Keisi ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” se ajo nuk do të kthehej në Shqipëri, por do vazhdonte të jetonte në Kanada. Edhe Stresi ka ndërmarrë një hap sa i përket rezidencës së tij. Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ndau në fotografi ku shkruan: “Ja dhe një ditë e ikur, histori, aventura të jetuara! Kjo është jeta, por prapësepra­pë vjen një moment në jetën e gjithsecil­it që kërkon ndryshim.

Ndonjëherë, thjesht ikën!

Mund të jetë një vend, person, biznes etj.! Shokët e vërtetë mbeten të njëjtë edhe pse mund të kesh vite, muaj e ditë pa i parë! Ata janë në zemër, në ditë të bukura si dhe ato të vështira! Prej sot jam official banori më i ri i Prishtinës.

S’kini dëgju gjë akoma. Ç’a keni me dëgju në ditët në vijim”. Pas këtij lajmi, Stresi ka marrë komente dhe mesazhe kritikues, mirëpo ai nuk vonoi të reagojë në “Instastory”, se arsyeja pse ndërroi vendbanim nga Tirana në Prishtinë është shkak i projekteve të tij: “Një shpjegim të vogël: Nuk e kom ndrru as nuk e ndrroj venin ku jom rrit. Për ju debila që s’dini ç’ka shkruni. Thjesht po merrem me albumin, këngët e reja, videot e reja. Dhe do ndryshojmë lojën, ta bojm më interesant­e. Kjo arrihet në punë, seriozitet dhe përkushtim dhe me vllazni. Flm për krejt mediat dhe komentuesi­t, me respekt Stresi”, - ka shkruar Stresi në rrjetet e tij sociale, duke i sqaruar të gjithë për këtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania