Gazeta Shqiptare

Edi Reja: Dua 11 ' luanë' në fushën e lojës

Italiani shpreson që kuqezinjtë të arrijnë t'i vënë kampionët e botës në vështirësi falë lojës së shpejtë Sot Francë- Shqipëri, trajneri do impenjim maksimal nga lojtarët

- Jeton Selimi

Trajneri i Kombëtares, Eduardo Reja, ka kërkuar 11 ' luanë' në fushën e lojës sot kundër Francës, i vetëdijshë­m se për një rezultat pozitiv në "Stade te France", kuqezinjtë duhet të japin 110% nga vetja e tyre për të siguruar një rezultat që do t'i mbante ende në korsinë e kualifikim­it. Reja shfaqet i kujdesshëm në konferencë­n për shtyp, shmang euforinë, vlerëson rivalin dhe trajnerin Deshamp, teksa thekson se Shqipëria duhet të shfrytëzoj­ë çdo mundësi përballë Francës.

KËSHILLAT?

"Këshillat që do të thosha janë që si fillim të mos bëjmë asnjë gabim, të lemë pak hapësira, duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Sado hapësirë të vogël të gjejnë ata, e shfrytëzoj­në shumë mirë. Ne duhet të jemi gati në çdo moment dhe gabim që të bëjnë ata".

PIKA E TYRE E DOBËT?

"Deshamp është një mik për mua, është një trajner i madh dhe kam respekt. Ai nuk do të rrezikojë duke hedhur lojtarët në sulm, por do kërkojë ekuilibër. Ai ka lojtarë shumë të mirë, që dinë të shfrytëzoj­në hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë".

SHPEJTËSI APO MUSKUJ?

"Me siguri do na duhet shpejtësi dhe agresivite­t në markim. Spikat Grizman nga ata, është kyç në sulmin e tyre dhe mund të krijojë situata të rrezikshme nga pothuajse asgjë. Duhet ta markojmë në të gjithë perimetrin e fushës".

IMAZHI I HYSAJT?

"Hysaj është një lojtar i madh dhe ka një eksperienc­ë të madhe. Në planin mbrojtës është shumë i mirë, por nuk na mjafton vetëm Hysaj. Ne nesër duhet të kemi një 11tëshe të denjë, duhet të markojmë, të dublojmë. Do të fillojmë ndeshjen të mbyllur, por gradualish­t do të tentojmë maksimumin të mos rrimë gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje. Dua 11 ' luanë' nesër në fushë dhe duhet të jenë lojtarët të motivuar".

DESHAMP JU NJEH, LAJM I MIRË APO I KEQ?

"Është një lajm i keq, pasi sa më pak të na njohin, aq më mirë për ne. Ai do ta impostojë skuadrën që ta imponojë lojën Franca. Më vjen mirë që ai ka respekt për skuadrën tonë. Që kur kam ardhur unë, skuadra është e organizuar mirë. Në Islandë luajtëm mirë, me Moldavinë fituam dhe çdo ndeshje do të merret me vete. Nesër është shumë e vështirë, do të mundohemi të dalim me pikë nga fusha e lojës".

GODITJET STANDARDE?

"Kemi provuar këtë javë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë në ajër, por edhe ne kemi lojtarë të mirë në këtë aspekt. Ajo që do mundohemi të bëjmë, është ta vendosim edhe ne në vështirësi skuadrën francez, me centimetra­t dhe muskujt tanë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania