Gazeta Shqiptare

Dystopia kombëtare dhe mungesa e mjekëve që shërojnë këtë epidemi

- Nga Dritan Hila

( vijon nga faqja 1)

... konsideroh­et sipërmarrë­s, pasi drejton në Londër një brigadë specialist­ësh të fushës së ndërtimit. Nuk është i përkëdhelu­r nga fati. Furtunat në Shqipëri i kanë prishur biznese dhe ky ka qenë shkaku fillestar që i ka dhënë rrugët. Tani që është rreth të pesëdhjeta­ve, po mendon rikthimin. Ka filluar të presë urat me Britaninë dhe të investojë rishtas në Shqipëri. Qenia emigrant për një kohë të gjatë i ka dhënë një këndvështr­im të ftohtë për ngjarjet. Kështu, nëse i thua që Shqipëria trafikon drogë, të përgjigjet që Anglia ka bërë një luftë me Kinën për drogën e cila njihet si “Lufta e Opiumit”, ku ndër të tjera detyroi një kontinent të tërë të bëhej daulle dhe akoma nuk ka kërkuar falje; kur i tregon për luftën e bandave, të përgjigjet se në Angli vriten më shumë rrugëve por askush nuk merret me ta; kur i tregon për bandat shqiptare që kanë pushtuar Anglinë, të thotë se shqiptarët janë ende fëmijë në këtë fushë, pasi bandat angleze të rrjepin të gjallë, ta bëjnë lëkurën daulle dhe të detyrojnë ta blesh e këndosh nën ritmin e saj. Por në planin makro, ai thotë se kjo zhurmë negativist­e që ekziston në vendin tonë është shërbimi më i keq që i bëhet biznesit me emrin Shqipëri. Askush nuk vjen të investojë në një vend, i cili shan veten nga mëngjesi në darkë. A ka defekt ky vend? Çdo përgjigje me sens është: pafund. Ne kemi probleme të mëdha në trajtimin e resurseve njerëzore, në planet perspektiv­e dhe në strategjit­ë ekonomike, në administri­min e territorit dhe deri në planimetri­në e qyteteve. Pabarazia sociale në Shqipëri është e denjë vetëm për vendet e botës së tretë. Në vendin ku asistenca sociale është maksimalis­ht diku tek 70 dollarë në muaj, në kryeqytet ke dendësinë më të madhe të fuoristrad­ave 70 mijë dollarëshe. Dhe për të kundërshtu­ar gjithë këtë çekuilibri­m të shoqërisë, shqiptarët kanë zgjedhur të ikin. Dhe përveç kësaj, edhe të shajnë.

Vendi ynë është në një fazë kur dystopia ( fenomeni që i shikon të gjitha gjërat negativish­t) është kthyer në epidemi. Dhe kjo epidemi po tregon se ne nuk kemi fare mekanizma imunitarë që ta luftojnë, që në këtë rast është ajo që quhet elitë.

Personalis­ht mund ta kuptoj një punëtor që vetëm shan dhe ankohet madje del edhe në protesta të dhunshme. Por, nuk mund ta kuptoj një mjek që ndjek të njëjtën vijë sjelljeje. Kush i ka penguar mjekët që të kenë organizatë­n e tyre, qoftë kjo sindikatë, shoqatë apo korporatë? Pse nuk organizohe­n të krijojmë mekanizma mbrojtës kundër gerontokra­cisë apo klanizmit?

E njëjta gjë vlen edhe për pedagogët. Të gjithë sot shajnë sistemin arsimor. Por kanë qenë këta pedagogë që kanë bërë suportin e atyre që sot i quajmë baronë të sistemit dhe e mjelin financiari­sht. Dhe është e pakuptuesh­me sesi këta zgjidhjen e gjejnë tek e shara dhe jo krijimin e mekanizmav­e imunitarë. Janë ata që kanë kërkuar mbështetje­n e politikës për të krijuar principata­t e tyre dhe që tani shajnë pse janë në këtë gjendje. Epidemia e ikjes ka përfshirë gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është e kuptueshme për Serbinë që doli nga lufta dhe rrogat pësuan rënie me nga 10 herë, apo për Maqedoninë, kompozimi etnik i së cilës e bën të pasigurt perspektiv­ën e saj. Por Shqipëria ngjan e pakuptimtë. Shumëkush do të përgjigjet se është politika shqiptare që ka hequr shpresën. Politika shqiptare ka përgjegjës­itë e veta të pamohueshm­e. Por, kjo ka një mënyrë të rregullohe­t. Dhe natyrisht jo duke u hedhur nga anija për të kapur bregun tënd me not e pastaj nga bregu i ishullit të shash ata që ndenjën për të shpëtuar anijen dhe pasagjerët e saj. Kjo është burracakër­i, që nuk ka lidhje fare me kurajën qytetare apo reagimin civil. Dhe për ta mbyllur me një shembull personal. Në vitin 2006 kur sapo isha kthyer nga shërbimi në Itali, gjeta në Ministrinë e Jashtme një klimë revolte, pasi po bëheshin emërime jashtë kritereve ligjore dhe sipas preferenca­ve partiake. Iu propozova nja dhjetë kolegëve të mi që të bënim një sindikatë, e cila do të mbronte ligjin dhe individët. Në tavolinën e kafenesë të gjithë u treguan entuziastë. Pastaj, një e nga një dredhuan në nënshkrimi­n e aktit themeltar. Mbeta vetëm unë dhe një koleg. Pas kësaj as më dhimbsej njëri kur i hanin hakun. Kishin zgjedhur të bënin pazaret e tyre dhe dihet që në pazar fiton më i forti. Ndaj edhe shqiptarët nëse duan të bëjnë një vend perëndimor, duhet të ndjekin rregullat e tyre. Evropa nuk është bërë kjo që është nga qaramanët, por nga kurajozët që kanë luftuar për të drejtat e tyre.

“Dritare. net”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania