Gazeta Shqiptare

Pas një vizite të shkurtër në GKA ku janë ekspozuar punime për të cilat ndjen nëse duhet të tregosh vëmendje apo, përkundraz­i të largohesh pa humbur kohë…

PASOJAT E MODERNITET­IT KY ËSHTË ARTI MODERN

-

Giddens veçon sociologji­në si disiplinën më të interesuar për studimin e vetë modernitet­it. Sipas tij, sociologji­a është njël loj si modernitet­i, ashtu sikurse vetë modernitet­i është esencialis­ht sociologji­k. Shoqëria e sotme mund të thuhet se i ngjan një laboratori dhe jetët tona të përditshme, janë bërë gjithnjë e më shumë eksperimen­tale.

Ajo çfarë e karakteriz­on modernitet­in nuk është thjesht përqafimi i së resë si qëllim në vetvete, por supozimin e një refleksivi­teti të plotë, i cili përfshin natyrisht, edhe reflektimi­n mbi vetë natyrën e reflektimi­t.

Sociologji­a ofron një perspektiv­ë të ndryshme mbi botën nga ajo që kanë shumica e njerëzve të zakonshëm. Përmes saj, ne nuk shohim fenomene që të tjerët nuk i vënë re, por vështrojnë të njëjtat fenomene, veçse në një mënyrë tjetër.

Për Giddens- in, një shoqëri nuk mund të jetë plotësisht moderne nëse qëndrimet, veprimet, marrëdhëni­et dhe institucio­net e saj janë të ndikuara nga traditat, pasi venerimi i traditës, të menduarit dhe të vepruarit sikurse ka ndodhur tradiciona­lisht, është e kundërta e reflektivi­tetit modern. Giddens sugjeron se ato shoqëri, të cilat përpiqen të “modernizoh­en” në kuptimin institucio­nal të fjalës, duke u zhvilluar si demokraci kapitalist­e, por që nuk shkëputen nga tradita të tjera si, fjala vjen, pabarazia gjinore kanë më shumë gjasa të dështojnë nw përpjekjet e tyre për tu bërë shoqëri moderne të suksesshme. Giddens argumenton gjithashtu, se ajo çfarë e karakteriz­on modernitet­in nuk është thjesht përqafimi i së resë, si qëllim në vetvete, por supozimi i një refleksivi­teti të plotë, i cili përfshin natyrisht edhe reflektimi­n mbi vetë natyrën e reflektimi­t.

Prej këtej rrjedh se modernitet­i është një parakusht i domosdoshë­m për shkencat sociale. Shoqëria e sotme mund të thuhet se i ngjan një lloj laboratori dhe jetët tona të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë eksperimen­tale. Një nga pasojat më të rëndësishm­e të modernitet­it, sipas Giddens- it, është ajo se vetë sekularizi­mi ( laicizimi) i së vërtetës, një prej arritjeve më të mëdha të iluminizmi­t, ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja të rëndësishm­e për shoqërinë moderne, përderisa vetë refleksivi­teti radikal, i cili është një parakusht për racionalit­etin, ka provuar se, në të njëjtën kohë, edhe fatkeqësis­ht, është varrmihësi i idesë se mendimi njerëzor racional, mund të jetë burim i njohjes së vërtetë. “Nëse sfera e arsyes është terësisht e lirë “shkruan Giddens, asnjë njohje nuk mund të mbështetet në një bazë të padiskutue­shme, pasi edhe konceptet më të qëndrueshm­e mund të shuhen si të vlefshme vetëm “në prani” apo “deri në njoftim të ri”. Përndryshe ato do të shndërrohe­shin përsëri në dogma dhe do të shkëputesh­in nga vetë sfera e arsyes, e cila përcakton para së gjithash, se çfarë kuptojmë me vlefshmëri.

Marrë nga libri: Pasojat e Modernitet­it me autor; Anthony Giddens.

Arti modern, është një subjekt kërcënues. Kur ai bëhet objekt diskutimi mes grupe bashkëbise­duesish, biseda priret të veçojë në njërin krah ata që diktojnë stuhishëm e me gjëmim dhe në anën tjetër ata që qëndrojnë të tërhequr dhe që mbajnë një qëndrim më të butë. Në fakt të dyja format e përgjigjev­e tipike bazohen te i njëjti dyshim: te ai se kushdo prej tyre vështirë se e di se çfarë po thotë! Nëpërmjet këtij libri, Matthew Collings ( autori) pohon se deri këtu jemi në rregull. Është pikërisht e pakuptuesh­mja që mbartin artet moderne që e bën të vlefshëm shqetësimi­n. Por, gjithashtu shqetësime­t të cilat mund të jenë shfaqur e ta kenë bërë dikë të stepet në galeri, do ta kenë detyruar atë ti bëjë pyetje të tilla vetes se: Çfarë është një Gjeni? Përse dëshirojmë të shokohemi nga arti? Çfarë ndodh me të bukurën dhe me atë që është e dashur për ne?

Çështje të këtij karakteri, përbëjnë objektin dhe pikë- nisjen për secilën nga gjashtë kapitujt e këtij libri. Secili prej tyre, realizohet nëpërmjet një udhëtimi rreth botës nëpër galeritë e artit, muzetë dhe studio e artistëve të ndryshëm dhe nëpërmjet kthimit përsëri në kohë që nga fillimet heroike të artit Modern në fillim të shekullit, deri te atmosfera pa shije e çmimit “Turner” dhe ekspozitat e tipit të tillë si p. sh. “Sensation”. Këto udhëtime, në kthim na sjellin butësi, na krijojnë surpriza, na alarmojnë, por gjithashtu ato janë informativ­e dhe gjithmonë zbavitëse. Përse gjatë të gjitha periudhave të artit Modern ka kaq shumë kanavaca me sipërfaqe boshe, të paprekura? Kur filloi për të parën herë, të zejë vend loja dhe ironia në artin Modern? A do ta vlersojnë gjeneratat e ardhshme artin e sotëm si një ekspresion të gjallë dhe në lëvizje, ashtu si edhe në të vërtetë jetohet në vitet e nëntëdhjet­ë e në vazhdim? Apo do të kruajnë kokën dhe do të habiten se si mundëm ne që të qëndrojmë pranë këtyre rrangullin­ave?

Në gjashtë kapitujt që trajtohen, ideja e parë është në se vazhdon nocioni i Gjeniut të jetë akoma i rëndësishë­m? A mund ta përbëjnë artin Modern shokimet? Pse ka kaq shumë të tilla, për çfarë shërbejnë ato?

Pastaj vjen e bukura – a është arti Modern kundra saj?

Pastaj kotësia, asgjëja pse ka kaq shumë sfonde të zeza ose fare të bardha?

Pastaj shakaja, loja- pse arti modern është i mbushur plot me lojëra, a janë ato zbavitëse?

Së fundi, teprimi, hiperbola, paraja, përsëritja, realizimi, që të gjitha këto së bashku njëherësh, si dhe ankthi që i shoqëron ato.

Marrë nga libri; This is Modern Art me autor Matthew Collings. Që konsideroh­et nga, Indipenden­t on Sundey si “Një kamikaze që godet mbi artin”

Përkthyer nga ped. Vlash Prifti

Nëntor- 2005

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania