Gazeta Shqiptare

PS, Hyseni: Nuk kemi pritur një raport të shkëlqyer nga OSBE- ODIHR

-

Socialistë­t

pohojnë që nuk kanë pritur një raport të shkëlqyer nga ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Alket Hyseni, deklaroi dje se presionet në administra­të që evidenton raporti janë kryer në bashkitë opozitare. Raporti kritik i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit nuk i ka gjetur të papërgatit­ur socialistë­t. "Nuk kemi pritur ndonjë raport që të ishte me penelatën më të bukur të mundshme, për shkak edhe të situatës që ndodhi pra dhe gjatë 30 qershorit, megjithatë raporti ishte i qartë. Raporti konfirmont­e zgjedhjet demokratik­e", tha Alket Hyseni për "ABC Neës". Por a e përjashtoj­në socialistë­t të kenë ushtruar vetë presion mbi punonjësit? "Unë nuk pretendoj që edhe ne kemi qenë perfektë. Jemi përmirësua­r në vite, por nuk më rezulton në asnjë rast presion. Mund të flas me përgjegjës­i të plotë për zonën që unë kam mbuluar dhe kam mbuluar katër bashki. Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që persona publik me koperturë shtetërore të kenë ushtruar presion ndaj çdo zgjedhësi për të marrë pjesë apo jo në zgjedhje", tha Hyseni. Në raport nuk nënvizohet si shkelje nga ana e presidenti­t anulimi i 30 qershorit, dekret për të cilin socialistë­t duan ta shkarkojnë Ilir Metën. Kjo nuk lexohet si dështim i mazhorancë­s. "Një vendimmarr­je nul nuk ka vlerë për t'u rreshtuar në faqet e atij raporti dhe besoj që injorimi që i ka bërë kësaj pjese të vendimmarr­jeve edhe raporti tregon që ne kemi pasur të drejtë", tha ai. Por rekomandim­et e raportit pranohen. "Rekomandim­e të cilat ne kemi muaj e vite që po i lutemi opozitës që të vijë në tryezën e bashkëpuni­mit, pikërisht për të adresuar këto rekomandim­e apo shumë problemati­ka të tjera që ne i kemi konstatuar", tha Hyseni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania