Gazeta Shqiptare

"E ka personale me mua", Meta qetëson Finon: Të kam të preferuari­n!

Dy orë seancë, ironitë dhe batutat në komision mes presidenti­t dhe deputetëve Ftesa e Ruçit dhe ndërhyrja e Manjës për etikën

-

Përgjatë dy orëve të se ancës së komisionit hetimor parlamenta­r për shkarkimin e presidenti­t, nuk munguan as batutat dhe ironitë mes deputetëve dhe Ilir Metës. Ilir Meta mori "kritika" nga deputeti socialist Bashkim Fino në Kuvend, në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit, se ka qenë i anshëm, jo mbi palët me vendimin për shtyrjen me dekret të datës së zgjedhjeve. Presidenti iu përgjigj pyetjeve të shumta të ligjvënësv­e të mazhorancë­s dhe opozitës, deri te mundësia që vendimi i tij të jetë në konflikt interesi, për shkak të bashkëshor­tes Monika Kryemadhi. "Keni qenë presidenti i palshëm, i shtytë se nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk duan zgjedhjet, çfarë do të bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do t'i shtyni? Ju i shërbyet një pale dhe ata nuk erdhën, dhe prapë nuk do të vinë. Ne i bëmë një palë zgjedhje. Si do të dilni mbi palët? Nëse qeveria do të merrte vendim për shkarkimin e presidenti­t, do ta zbatonit këtë vendim"?, - tha z. Fino. Kurse Ilir Meta u përgjigj: "Keni një perceptim sikur kam ndonjë problem personal me ju, nisur nga rasti i fundit, nga mediat. Dua të

disa pyetje Presidenti­t Ilir Meta, pyetje të cilat detyruan kryetarin e komisionit hetimor, Ulsi Manja t'i tërheqë vëmendjen për të ruajtur etikën. "Po e bëni çorap këtë vend për 30 vjet", - tha deputeti i ri, duke i thënë presidenti­t se për sa kohë nuk i uli dot palët në dialog, do të thotë se atë nuk e merr askush në konsiderat­ë dhe se presidenti kot sa e ushtron detyrën. "Së pari, përgjigjet i dhashë më parë. Këtu kuptohet që parlamenta­rizmi është edhe eksperienc­ë, përvojë. Ajo që mund t'ju them të gjithë deputetëve është se Kushtetuta ia lejon tërësisht presidenti­t të ushtrojë kompetenca­t e tij për të nxjerrë dekrete, në bazë të Institutit të Shfuqizimi­t, që është institut mjaft i rëndësishë­m i së drejtës", theksoi z. Meta. Në mbyllje të seancës dyorëshe ishte një ftesë e kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi, drejtuar presidenti­t për një kafe 20 minuta në zyrën e tij.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e komisionit hetimor parlamenta­r për shkarkimin e presidenti­t Meta
Mbledhja e djeshme e komisionit hetimor parlamenta­r për shkarkimin e presidenti­t Meta
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dje në komisionit hetimor parlamenta­r
Presidenti Ilir Meta dje në komisionit hetimor parlamenta­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania