Gazeta Shqiptare

Debati, Rama kritika deputetëve: Humbim pushtetin, nëse vazhdojmë kështu

Mbledhja me dyer të mbyllura, kryeminist­ri: Takimet me të njëjtat fytyra, pazare dhe dallavere të marrin fund "PS s'mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet"

- Njoftim shitje me ankand

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme me grupin parlamenta­r shprehu pakënaqësi për disa nga deputetët e PS- së. Madje, Rama ka paralajmër­uar edhe për largime, ndërsa ka kërkuar që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të kryejnë takime reale me njerëzit për t'u njohur me problemati­kat, përndryshe rrezikojnë të humbin pushtetin. Në mbledhjen e grupit parlamenta­r, kryeminist­ri mësohet t'u ketë kërkuar deputetëve angazhim maksimal në fushatën e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Socialiste. "Ato takime me të njëjtat fytyra, me të njëjtat pazare, me të njëjtat dallavere duhet të marrin fund. As PS dhe as unë s'e mbajmë dot me këtë maskaradë, këto zullume, që bëhen nëpër zyrat e shtetit. Merruni seriozisht me këtë punë. Nuk mban më… Mbajeni mend që humbim pushtetin, nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni, sepse unë s'do pres fundin, as ju", - mësohet të jetë shprehur kryeminist­ri. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rama i ka kërcënuar se në rast se ata nuk e tregojnë këtë angazhim, atëherë duhet ta konsideroj­në këtë urdhër të tij si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamenta­r, apo nga karriera parlamenta­re. Sipas tij, disa prej deputetëve s'kanë dijeni ku i kanë zonat elektorale dhe çfarë kërkesash ka elektorati i tyre, çka sipas tij është e patolerues­hme. Ndaj sipas kryeminist­rit, nëse vazhdojnë në këtë drejtim, duhet t'i kthejnë Partisë Socialiste atë që i kanë marrë, pasi kjo forcë për Ramën, s'mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. Partia Socialiste, sipas tij, dhe ai vetë nuk mund të mbajnë më këtë maskaradë, këto zullume që bëhen nëpër zyrat e shtetit. Dhe një pjese të deputetëve, sipas tij interesohe­n vetëm për drejtorët. Kush ikën dhe kush vjen? Burimet shprehen se kryeminist­ri ka qenë i prerë kur ka deklaruar që nuk do të presë fundin. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga deputetët. "Ky proces zgjedhor duhet të jetë ndryshe nga të tjerët. Me maksimumin e përkushtim­it dhe cilësisë. Kush nuk e bën, ta konsideroj­ë si kërkesë për dorëheqje nga grupi par

lamentar dhe karriera në grupin parlamenta­r. Deputetë që s'kanë dijeni ku kanë zonën, çfarë duan njerëzit, çfarë kërkesash kanë… Kjo është e patolerues­hme. Një pjesë e mirë

janë në rregull, por një pjesë e vogël s'dimë se çfarë t'u themi më. T'i kthejnë PS- së atë që i kanë marrë. Secili duhet të bëjë detyrën, asgjë më tepër. Takime reale në çdo organizatë, takime të

MBLEDHJA

Në kohën që Presidenti i Republikës ishte para komisionit hetimor, në sallën ngjitur ishte kryeminist­ri Rama, i cili po zhvillonte mbledhjen me deputetët socialistë. Edhe pse këtë javë parlamenti ka vetëm një axhendë, rrëzimin e dekreteve të Ilir Metës, kryefjala e mbledhjes së grupit parlamenta­r socialist ishin zgjedhjet brenda partisë.

vërteta, inventarë të burimeve njerëzore që kemi. PS s'mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S'mund të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisim të njëjtat gjëra, sepse do shkojmë të humbim. Ka një mënyrë për ta kaluar këtë gjë, të transformo­jmë PS", deklaroi z. Rama. Mënyra e vetme, sipas Ramës është ta transformo­jnë këtë forcë, e cila nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisin të njëjtat gjëra, duke shkuar drejt një humbjeje të sigurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania