Gazeta Shqiptare

Shpend Ahmeti u drejtohet ndërkombët­arëve: Taksa nuk hiqet, pavarësish­t presionit!

Gjuriç jep mesazh të prerë: Serbia s'do ta njohë Kosovën!

-

Ditën

e djeshme kreu i PSD- së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombët­arët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmër­uar të reciprocit­etit. "Serbia e teproi shumë me Kosovën me politikën agresive saqë Kosova u detyrua ta marrë një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik. Nëse vazhdon kështu, nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu". Ai ka thënë se arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr. "Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, pran

SHPEND AHMETI

"Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron. Daçiç çdo dy ditë del për mosnjohje të blera dhe natyrisht se pa u hequr arsyet, nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise, asgjë", ka thënë Ahmeti.

daj taksa qëndron", ka thënë Ahmeti në "Klan Kosova". "Daçiç, çdo dy ditë del për mosnjohje të blera dhe natyrisht që pa u hequr arsyet, nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kom

promise as asnjë gjë". Sipas Ahmetit, epilogu i dialogut Kosovë- Serbi është njohja e ndërsjellë. "Me zgjedhjet e Komisionit Evropian do të ketë një presion për të provuar. Prej caktimit të Matthew Palmer si i dërguar i SHBA- ve për Ballkanin na është bërë e qartë se SHBAtë dhe Komisioni Evropian do të çojnë përpara një proces duke nisur nga dhjetori. Dhjetor- janar- shkurt do të ketë presion për këtë dialog". "Prishtina do të duhet të përmbushë angazhimet e saj", tha drejtori i të ashtuquajt­urës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç. Sipas tij, "e vetmja gjë në mendjen e Prishtinës është statusi dhe njohja nga Serbia, por kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë zgjidhje të lehtë dhe të qëndrueshm­e për çështjen e Kosovës. Kjo nuk do të na ndryshojë dhe çdo mbështetje për serbët në Kosovë do të jetë edhe më e fortë", tha Gjuriç për "Veçernje Novosti".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania