Gazeta Shqiptare

"Venecia" mbyll takimet në Tiranë, opinioni për Metën në 11 tetor

"E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur presidenti Kushtetutë­n"

-

Delegacion­i i Komi sionit të Venecias ka mbyllur dje vizitën dyditore faktmbledh­ëse në Tiranë. Pasi takoi krerët e politikës dhe institucio­neve kryesore në vend, anëtarët e këtij delegacion­i zhvilluan dje edhe një takim me anëtarët e komisionit të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, ku dëgjuan argumentet e deputetëve mbi çështjen në fjalë dhe trajtimin e saj vetëm në aspektin ligjor dhe jo politikë. Ndërkohë që Kaarlo Tuori, drejtues i delegacion­it të Komisionit të Venecias deklaroi se tashmë e kanë një ide nëse presidenti e ka shkelur Kushtetutë­n dhe se në 11 tetor do të dalin me opinionin përfundimt­ar rreth kësaj çështjeje.

TAKIMI

Takimi mes komisionit hetimor parlamenta­r dhe delegacion­it të Komisionit të Venecias është zhvilluar në ambientet e kryesisë dhe pa praninë e mediave. Por përveç fotove të shpërndara për median, ka qenë vetë kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ai që ka bërë të ditura disa detaje nga çështjet e diskutuara gjatë kësaj bisede, ndërsa theksoi se opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë për komisionin, vlerën e një prove që do të përcaktojë dhe qëndrimin e Kuvendit nëse kreu i shtetit e ka shkelur Kushtetutë­n ose jo. Nëpërmjet një reagimi në "Facebook" ai bëri të ditur se me ekspertët e komisionit ndanë pikëpamjen që komisioni hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor. "Me delegacion­in e Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës për shkelje të rëndë të Kushtetutë­s dhe objektivit­etin e trajtimit të kësaj çështjeje nga ana e komisionit hetimor të ngritur me vendimin nr. 84/ 2109 të Kuvendit të Shqipërisë ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe

Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor, duke u nisur nga parimet dhe standardet më të larta profesiona­le dhe kushtetues­e dhe me objektivit­et maksimal, me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlamenta­re të parin në llojin vet për Shqipërinë", - shkroi Manja.

OPINIONI

Ndërkohë që në përfundim të këtij takimi anëtarët e delegacion­it të Komisionit të Venecias bënë të ditur se takimet që zhvilluara në Tiranë në këto dy ditë kishin shërbyer për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur me opinionin që do të publikojnë në 11 tetor. Drejtuesi i delega

MANJA

"Ndamë pikëpamjen që komisioni hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor, duke u nisur nga parimet dhe standardet më të larta profesiona­le dhe kushtetues­e dhe me objektivit­et maksimal, me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlamenta­re, të parin në llojin vet për Shqipërinë".

cionit, Kaarlo Tuori, bëri të ditur për mediat se kishin marrë informacio­net e duhura për të qartësuar qëndrimin që do të mbajnë lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se opinioni do të prezantohe­t në sesionin e radhës së Komisionit të Venecias, që zhvillohet në tetor. "E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur pres

identi Kushtetutë­n. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm shumë informacio­ne për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor, në sesionin plenar të Komisionit të Venecias", - tha ai. Delegacion­i i Komisionit të Venecias vizitoi Tiranën për të marrë vlerësimet dhe mendimet e palëve lidhur me çësh

tjen nëse Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutë­n me vendimin e tij për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Komisioni i Venecias u vu në lëvizje për këtë çështje nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi atij një opinion zyrtar ligjor mbi këtë debat që zhvillohet prej muajsh në Shqipëri.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Delegacion­i i Komisionit të Venecias, dje në Tiranë
Delegacion­i i Komisionit të Venecias, dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania