Gazeta Shqiptare

Zyrtari i "Venecias": Rama ishte shumë kritik ndaj rolit të presidenti­t

-

Sekretari

i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit në Komisionin e Venecias, Thomas Markert ka zbardhur disa nga qëndrimet që mbajtën palët politike në Tiranë gjatë takimeve me delegacion­in e këtij komisioni, lidhur me çështjen e shkarkimit të Presidenti­t të Republikës dhe nëse ky i fundit ka shkelur apo jo Kushtetutë­n në momentin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një intervistë për "A2 CNN", Thomas Markert pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtari­në e presidenti­t për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor. "Është një koincidenc­ë datash, por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor. De fakto nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni", - tha

Markert. Ndërkohë që ai nuk pranoi të komentonte mbi thelbin e çështjes, duke bërë të ditur se do të presë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias. "Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm. Opozita parlamenta­re nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparl­amentare i ka të qarta qëndrimet e saj", - u shpreh Markert. Ndërkohë që lidhur me qëndrimin e shprehur nga Rama na këto takime, ai u tha: "Ju e dini që kryeminist­ri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidenti­t. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania