Gazeta Shqiptare

Shkarkimi, Meta: S'ka shans të dal nga Presidenca para 2022

Djegia e Kuvendit? Presidenti: Informacio­ni i vërtetë, ishte situatë e çmendur "Gati të shkoj në ' Venecia', 11 tetori datë propagande"

- Valentina Madani

Pas mbylljes së sezonit veror, Ilir Meta i cilë soi të gjata pushimet e krerëve të institucio­neve dhe politikanë­ve. Bashkëbise­dimin me gazetarët prej afro 90 minutash, z. Meta e nisi me takimin që zhvilloi me delegacion­in e Komisionit të Venecias, që do duhet të japin një opinion për qëndrimet e Presidenti­t të Republikës dhe nismën e marrë nga mazhoranca për shkarkimin e tij. Ilir Meta bëri të qartë se më datë 11 tetor do të jetë në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj. Sipas tij, kjo nuk është një datë e rëndësishm­e për Shqipërinë, sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të Kushtetutë­s, përkundraz­i ka qenë mbrojtës i saj. Z. Meta njoftoi se delegacion­it të ' Venecias' i është përgatitur një raport paraprak, duke deklaruar se bashkëpuni­mi i tij me Komisionin e Venecias do jetë transparen­t. "Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, u kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësitë e Presidenti­t të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument. Ky dokument do të jetë publik në faqen zyrtare të Presidenti­t të Republikës në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur për kontribute jo vetëm për transparen­cë, por edhe për t'u pasuruar me vërejtje, ide nga juristë vendës dhe ndërkombët­arë, sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishm­e dhe një casus në fushën e së drejtës publike dhe do jetë edhe një çështje e rëndësishm­e për të ardhmen dhe do diskutohet edhe në të drejtën ndërkombët­are", deklaroi z. Meta.

MANDATI

Ilir Meta bëri dje të qartë para gazetarëve se mandati i tij përfundon në 2022- shin dhe përfaqësim­i i institucio­nit do të këtë si kryefjalë pune mbrojtjen e Shqipërisë dhe interesit të qytetarëve të saj. "Do të punojmë së bashku deri në 24 korrik të 2022. Duhet të jeni të sigurt se i gjithë ky kuadrat i pres

identit është Shqipëri dhe kuq e zi. Nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që Meta të dalë para datës nga ky institucio­n, pasi është betuar se do të mbrojë rendin kushtetues dhe të ardhmen evropiane të një Shqipërie në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ilir Meta është për një mision historik. Të jeni të sigurt që unë do ta bëjë jo si punë, por këtë punë do ta përmbush si mision historik të padiskutue­shëm", - theksoi z. Meta.

DEKRETI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ritheksoi se nuk ka shkelur asnjë ligj me ndryshimin e datës së zgjedhjeve të 30 tetorit. Meta tha se shqiptarët jetojnë në dy shtete, atë të së drejtës dhe shtetin e propagandë­s. Kreu i shtetit sqaroi termin "çdekretim" të datës së zgjedhjeve dhe këtë e ilustroi duke përmendur realitetin në Shqipëri, ku sipas

tij ekziston "shteti i propagandë­s" dhe "shteti i së drejtës". Duke iu referuar mazhorancë­s, Meta tha se termi "çdekretim" është krijuar nga "shteti i propagandë­s". "Në shtetin e propagandë­s thuhet që presidenti nuk ka të drejtë të çdekretojë. Dhe ju me të drejtë thoni, a ekziston fjala çdekretim? Jo, nuk ekziston! Unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të nxjerrë ligje. Qeveria të nxjerrë vendime. Unë kam të drejtë të nxjerr dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm. Kjo është një lojë propagandi­stike. Është e pavërtetë", deklaroi z. Meta.

DJEGIA

Presidenti Ilir Meta tha se informacio­ni që ai bëri publik disa ditë në komisionin hetimor parlamenta­r, se në 8 qershor në protestën e opozitës së bashkuar kishte plan për të djegur Kuvendin është më se i vërtetë. "Sa i takon deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin më 10 qershor kam pasur informacio­n nga një institucio­n kushtetues, sekret, i klasifikua­r, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishë­m. Ka informacio­ne të tjera, por në respekt të ligjit nuk mund të them diçka më shumë. Në komisionin hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë. Kanë çuar një kërkesë në Presidencë për t'u njohur me këtë informacio­n, Presidenca i ka kërkuar institucio­nit që e ka këtë informacio­n që t'ia vë në dispozicio­n Kuvendit, pasi është informacio­n i klasifikua­r. Por është informacio­n i vërtetë, nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh, Kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur", - u shpreh z. Meta.

KRITIKA

Presidenti Ilir Meta kritikoi dje kryeminist­rin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se kanë treguar mungesë përgjegjsh­mërie, por shtoi se më shumë këtë e kanë treguar vitin e fundit. Meta ironizoi në përgjigjen e tij teksa tha se, "s'ka gjë më të mirë se dashuria për politikanë­t, por më e rëndësishm­e është përgjegjsh­mëria". "Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria, por më e rëndësishm­e për një politikan është përgjegjsh­mëria dhe unë mendoj se ata të dy kanë reflektuar një mungesë të përgjegjsh­mërisë prej një kohë të gjatë, në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti. Kjo ka qenë një situatë artificial­e, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart, një antagonizë­m i orkestruar nga lart, ndonjëherë më duket se është e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në një ngërç Shqipërinë… Një vend që duhej t'i ishin hapur negociatat me kohë. Nëse ata reflektojn­ë tani është gjë shumë e madhe, ua kam kërkuar prej kohësh, e pamundur deri tani për shkak të vullnetit të tyre", u shpreh z. Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania