Gazeta Shqiptare

PD publikon provat e reja: Si u manipuluan votat e 30 qershorit

Kaso: Prokuroria nuk ka kryer asnjë procedim penal

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e de noncoi dje me prova manipulime­t e votimeve të 30 qershorit, të evidentuar­a sipas saj edhe në raportin final të OSBE- ODIHR- it. PD publikoi video nga më shumë se 5 qytete, ku tregohet se komisioner­ët e PS në 30 qershor plotësojnë dhe mbushin kutitë e votimit me fletë fiktive. Ish- deputeti Oerd Bylykbashi dhe sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, deklaruan se në 30 qershor procesi u manipulua jo vetëm në shifrat e pjesëmarrj­es, por votat e pavlefshme u numëruan për llogari të PS- së. Bylykbashi foli për plotësim në mase të fletëve të votimit nga komisioner­ët dhe mbushje kutish. PD flet për vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferua­r PS- së si të vlefshme. Sipas demokratëv­e, pamjet e siguruara në qendrat e numërimit faktojnë mënyrën sesi ka ndodhur ky proces nga komisioner­ët socialistë, ku në KZAZ e Pogradecit dhe ajo e Urës Vajgurore janë rastet më flagrante të manipulimi­t. Transferim­i i fletëve të pavlefshme në favor të kandidatëv­e të PS për kryetar bashkie është një tjetër shembull, sipas demokratëv­e, i manipulimi­t të procesit elektoral. Demokratët shprehen se të gjitha provat krahas OSBE- ODIHR i janë dërguar edhe prokuroris­ë, por sipas tyre, organi i akuzës nuk ka nisur ende asnjë hetim për shkelësit e ligjit dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

PROVAT

Përmes një videoje ishdeputet­i Oerd Bylykbashi tregoi se disa nga provat që tregojnë manipulimi­n janë fletët e votimit që janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisioner­ët socialistë. "Grupet e numërimit dhe KZAZ- të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë

në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka fletë votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisioner­ët socialistë", theksoi z. Bylykbashi. Më tej, ish- deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej edhe nga sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimi­n e votave të 30 qershorit nga

mazhoranca. "Ajo që është më e rëndë janë provat që kemi siguruar drejtpërdr­ejtë nga filmimet e tavolinave të numërimit që disponon KQZ ku rezulton se grupet e numërimit dhe KZAZ e kontrollua­ra vetëm nga PS kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme këto dalin nga filmimet që janë bërë. Shpeshherë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç, fletë votimi që janë numëruar

PLOTËSIMI

Ish- deputeti Bylykbashi foli për plotësim në masë të fletëve të votimit nga komisioner­ët dhe mbushje kutish. PD- ja flet për vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferua­r PSsë si të vlefshme.

jashtë kamerave të numërimit, janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi pa vulat e komisionit. Kutitë e votimit janë mbushur nga komisioner­ë socialistë për të arritur objektivin e PS dhe ju sot keni prova për këtë", theksoi z. Bylykbashi.

PARALAJMËR­IMI

Demokratët akuzuan se votat e pavlefshme kanë shkuar për llogari të Partisë Socialiste, kjo në funksion jo vetëm të rritjes pjesëmar

rjes, por edhe votave në favor. Kemi rastin e KZAZ nr. 62 Ura Vajgurore, ku rezultati i publikuar përmes manipulimi­t nga KZAZ përkatëse është 8 035 vota, ndërkohë që nga numërimi një për një janë 5958. Sipas Bylykbashi­t dhe Kasos, raporti përfundimt­ar i OSBE- ODIHR është lajmërimi për vdekjen e zgjedhjeve në Shqipëri. "Nuk ka parë vetëm problemet teknike të procesit zgjedhor, por ka hyrë në gurët e themelit që garanton demokracin­ë dhe provon se i tërë sistemi që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ka rënë dhe për rrjedhojë me 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Prej asaj date, kryeminist­ri ka heshtur sepse askush nga qeveria nuk mund ta mbrojë. Është raporti më i keq që OSBEODIHR ka shkruar për zgjedhjet në Shqipëri", - theksoi z. Bylykbashi. Sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, akuzoi se prokuroria hesht para këtij krimi elektoral, edhe pse sipas tij, provat e manipulimi­t i janë referuar nga Partia Demokratik­e.

 ??  ?? Ish- deputeti Oerd Bylykbashi dhe sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso
Ish- deputeti Oerd Bylykbashi dhe sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania