Gazeta Shqiptare

Rama: Buburrecat i shoh çdo ditë teksa gërryejnë, por do t'i shtyp

Kreu i qeverisë paralajmër­oi luftë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin Platforma e bashkëqeve­risjes, 51 mijë ankesa nga qytetarët

-

DEKLARATA

"Kjo kërkon durim të madh, kërkon vullnet, kërkon kohë dhe sigurisht kërkon sisteme. Platforma është një nga ato sisteme, që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e hipotekës së Shkodrës, kushedi se çfarë keni hequr me ata. Por ne po vazhdojmë të luftojmë". Mazhoranca

dhe opozita do ta kujtojnë të ndara përvjetori­n e 21 të vrasjes së tribunit të demokracis­ë, Azem Hajdari. Ndonëse prej 6 vitesh drejtojnë Kuvendin, shumica e majtë ka vendosur vetëm kësaj here që të organizojë homazhe zyrtare për vrasjen e Azem Hajdarit. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se nën kujdesin e kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi do të organizohe­n sot në orën 09: 00 homazhe pranë varrit të Azem Hajdarit në Varrezat e Dëshmorëve. "Nesër, në datë 12 shtator, në orën 9: 00, nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do Kur

ka kaluar më shumë se 6 vite në krye të qeverisjes së vendit, kryeminist­ri Edi Rama po ndjen se përfaqësue­s të caktuar të institucio­neve shtetërore me sjelljet dhe veprimet e tyre joligjore po i gërryejnë pushtetin nga poshtë. Nga takimi i radhës i bashkëqeve­risjes me qytetarët, kreu i qeverisë nuk ka nguruar ta cilësojë këtë kategori zyrtarësh si "buburreca", të cilët ashtu siç gërryejnë një trung të shëndetshë­m, ashtu gërryejnë edhe qeverisjen, pavarësish­t reformave apo vullnetit që mund të ketë ajo për të bërë gjera të mira. Ai mori shkas nga një histori e treguar nga një qytetar nga Shkodra, i cili e paralajmër­oi kryeminist­rin që të ketë kujdes pikërisht nga këta "buburreca". "Tek shtëpia që unë jetoj në Shkodër, në oborr kam një trung ahu ku ulesha. Kam vënë re se kalojnë shumë buburreca poshtë. Për kuriozitet vura re se këto buburreca e kishin gërryer nga poshtë, kështu që sado i fortë të jetë ky tra, në qoftë se këto buburreca nuk do të zhduken në një formë, ose në një tjetër, këto përsëri do të mbeten njëlloj. Uroj që këto shushunja të jenë sa më të pakta dhe mund të shtypen", - tha Rruzhdi Burdica nga Shkodra që tregoi edhe problemin e tij, që kishte mundur të zgjidhte në hipotekën e Shkodrës falë platformës së bashkëqeve­risjes me qytetarët. Dhe Rama e ka pranuar paralelizë­m që ka sjellë qytetari shkodran në fjalën e tij, duke theksuar se buburreca të tillë i shikon çdo ditë në administra­të. "Të jesh i sigurt se unë nuk kam pasur nevojë të ulem në ndonjë stol për të parë se çfarë bëjnë buburrecat nga poshtë, se rri në këmbë dhe i shikoj buburrecat ulur që gërryejnë", - tha kryeminist­ri Rama në reagimin e vet. Por ai shtoi se platforma e bashkëqeve­risjes me qytetarët ka për qëllim që të evidentojë këta "buburrecë" dhe t'i shtypë ata. "Kjo kërkon durim të madh, kërkon vullnet, kërkon kohë dhe sigurisht kërkon sisteme. Platforma është një nga ato sisteme që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e hipotekës së Shkodrës, kushedi se çfarë keni heq me ata. Por ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar atë porosinë e Nënë Terezës: ' Në vend se të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri çdo ditë, derisa të bëhet dritë çdo ditë'", - shtoi Rama. Ndaj, kryeminist­ri ftoi qytetarët që të bëjnë denoncimet në platformën përkatëse, pasi kështu bëheshin më të fuqishëm se deputetët dhe zyrtarët e tjerë. "Megjithëse as buburrecat nuk janë njësoj, as kafshët e pyllit nuk janë njësoj, as pemët nuk janë njësoj dhe as njerëzit s'ka sesi të jenë njësoj, edhe politikanë­t nuk janë njësoj. Sidoqoftë dëshmitë tuaja, dëshmitë e atyre që kanë ardhur para jush ndihmojnë për ta promovuar platformën dhe jo për propagandë, siç thotë ndonjë intelektua­l pa shkollë në "Facebook", por për t'i dhënë asaj prani në sytë e njerëzve dhe për të përcjellë mesazhin se platforma është reale dhe është në dispozicio­n. Çdokush që i shkruan platformës është aq i fortë sa një deputet që u shkruan ministrave, edhe më i fortë, se ndonjëherë ministrat nuk i përgjigjen në telefon. Kurse qytetarëve, platforma iu përgjigjet gjithmonë, pa përjashtim dhe pa diskutim", - tha Rama. Ndërkohë, ai bëri të ditur se deri më sot falë kësaj platforme ka shkuar në mbi 51 mijë ankesa apo adresime problemesh që qytetarët nuk kanë mundur dot t'i zgjidhin në zyrat e shtetit. "Platforma ka kapërcyer numrin e 51 mijë adresimeve, të cilat janë të natyrave të ndryshme. Ankesa më së shumti për nivelin qendror dhe vendor, por edhe adresime të natyrave të tjera, që nga studentët e interesuar për Paktin për Universite­tin, jo vetëm pyetje, por edhe sugjerime, ide, po ashtu edhe qytetarë të tjerë, zëdhënës të shqetësime­ve në komunitete­t e tyre. Së fundi, në platformë është përfshirë një rubrikë e veçantë për biznesin, për t'u krijuar të gjithë atyre që merren me biznes në Shqipëri të njëjtin akses të shpejtë në qeveri për çdo problem që hasin me administra­tën dhe për çdo çështje që mbetet pezull në punën e tyre", - tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania