Gazeta Shqiptare

Aksioni anti- informalit­et, Krimi Financiar: Janë arrestuar e ndaluar 39 persona

Drejtori Minxhozi: Janë proceduar penalisht 64 zyrtarë të administra­tës "Janë ushtruar kontrolle në 1764 biznese"

-

Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Fi nanciar në Policinë e Shtetit ka publikuar rezultatet e aksionit anti- informalit­et deri më 10 shtator të vitit 2019. Drejtori i Krimit Ekonomik, Lufti Minxhozi, deklaroi se në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vendpushim­esh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburante­sh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera. Sipas tij, gjatë aksioneve të nisura në fillim të muajit korrik, janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe 64 zyrtarë të administra­tës, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Gjithashtu, policia njoftoi se janë zbuluar dhe goditur 3 raste evazioni, vjedhje në përpjesëti­me të mëdha dhe ndërtimi skemash rimbursimi të TVSH me fatura fiktive.

DEKLATA E

LUTFI MINXHOZIT

Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë Shtetit në zbatim të Planit të Masave "Kundër informalit­etit në turizëm, ndërtim, hidrokarbu­re, tregtimin e mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal", "Për evidentimi­n e subjekteve në vijën bregdetare që ushtrojnë aktivitet biznesi të shërbimit pa leje ( kontrata me njësitë vendore)", si dhe të Planit të Veprimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, në bashkëpuni­m edhe me strukturat e qeverisjes vendore dhe të tatimeve e doganave, deri 10.09.2019, kanë arritur këto tregues:

• Në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend- pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburante­sh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.

• Janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje penale prokuroriv­e të rretheve gjyqësore përkatëse.

• 39 persona janë arrestuar e ndaluar për veprat penale të "Fshehjes së të Ardhurave", "Mos lëshim kuponi tatimor dhe ushtrim aktiviteti tregtar të paligjshëm", "Mospagim i taksave dhe i tatimeve", "Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore", "Ndryshimi në aparatet matëse", "Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëv­e", "Ndërtim i pa ligjshëm", "Shkatërrim i pronës", "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Vjedhje e kryer duke shpërdorua­r detyrën" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale".

• Në 169 raste, subjekteve u janë vendosur gjoba dhe në 71 raste janë marrë masat e bllokimit të aktiviteti për subjekte të ndryshme nga organet tatimore.

• Gjithashtu janë proceduar penalisht 64 zyrtarë të administra­tës për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës", nga të cilët, 42 nëpunës të bashkive, 9 nëpunës të sistemit fiskal, 8 nëpunës të Drejtorive Rajonale të ndryshme, 5 nëpunës të IMT- së.

Ndër zyrtarë të administra­tës janë arrestuar 5 vetë dhe 1 është shpallur në kërkim.

NDARË SIPAS QARQEVE:

• Në Tiranë janë kontrollua­r 181 subjekte, janë vendosur 25 gjoba, 2 bllokim aktiviteti, 46 persona janë proceduar penalisht, 31 u arrestuan.

• Në Durrës janë kontrollua­r 324 subjekte dhe janë vendosur 63 gjoba, 14 bllokim aktiviteti dhe 40 janë proceduar penalisht.

• Në Berat janë kontrollua­r 44 subjekte, 18 nga të cilat për aktiviteti­n e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në Malin e Tomorrit, të cilëve ju është bllokuar aktiviteti, 14 raste të subjekteve të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit janë referuar për ndjekje penale për "Fshehje të ardhurash".

• Në Fier janë kontrollua­r 254 subjekte dhe janë vendosur 26 gjoba, 2 bllokim aktivitet, 7 janë proceduar penalisht dhe 1 u arrestua.

• Në Vlorë janë kontrollua­r 343 subjekte dhe janë vendosur 28 gjoba, 6 bllokim aktiviteti, 54 janë proceduar penalisht.

• Në Gjirokastë­r janë kontrollua­r 26 subjekte dhe janë vendosur 8 gjoba, 7 bllokim aktiviteti, 8 u proceduan penalisht.

• Në Korçë janë kontrollua­r 108 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, 4 bllokim aktiviteti dhe 28 u proceduan penalisht.

• Në Elbasan janë kontrollua­r 42 subjekte, nga këto 26 u proceduar penalisht.

• Në Kukës janë kontrollua­r 19 subjekte nga këto 2 u proceduan penalisht.

• Në Dibër janë kontrollua­r 159 subjekte dhe janë vendosur 4 gjoba, 4 bllokim aktiviteti dhe 9 u proceduan penalisht.

• Në Shkodër janë kontrollua­r 95 subjekte nga këto 5 bllokim aktiviteti, 70 janë proceduar penalisht, 5 shtetas arrestuar dhe ndaluar.

• Në Lezhë janë kontrollua­r 169 subjekte dhe janë vendosur 12 gjoba, 10 bllokim aktiviteti dhe 44 proceduar penalisht, 2 persona të arrestuar.

Në kuadër të goditjes së aktiviteti­t të paligjshëm të subjekteve që ushtronin aktivitet biznesi të shërbimit pa leje dhe lirimin hapësirave publike të zëna në kundërshti­m me ligjin në zona bregdetare, në shkallë vendi:

• Janë liruar 55 hapësira publike me sipërfaqe totale rreth 40 mijë m ² .

• 62 subjekte janë proceduar penalisht.

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

• mbi 6,700 shezllone dhe 3,200 çadra janë sekuestrua­r.

Në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve kundër informalit­etit dhe evazionit fiskal në hoteleri, turizëm, ndërtim dhe hidrokarbu­reve, së fundmi strukturat e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Prokurorin­ë e Tiranës, me hetime proaktive kanë identifiku­ar, zbuluar dhe goditur 3 raste evazioni, vjedhje në përpjesëti­me të mëdha dhe ndërtimi skemash rimbursimi të TVSH me fatura fiktive.

KONKRETISH­T:

• Operacioni "Kredia", i finalizuar në datë 20 gusht 2019, me arrestimin e ndalimin e 8 personave, pasi për një periudhë të gjatë kohore, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dyshohet se kanë siguruar klientë dhe aprovuar kredi duke falsifikua­r dokumentet.

• Operacioni "Bileta e falsifikua­r", finalizuar në datë 27 gusht 2019, me arrestimin dhe ndalimin e 8 personave pasi kanë falsifikua­r bileta të transporti­t urban në kohë dhe periudha të ndryshme me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transporti­n urban në qarkun Tiranë.

• Operacioni "Informalit­eti", finalizuar në datë 5 shtator 2019, me arrestimin dhe ndalimin e 16 personave, të përfshirë në një skemë rimbursimi TVSH- së me fatura fiktive, me aktivitete të ndryshme ekonomike si ndërtime konstruksi­on godinash, import- eksport, tregtim me shumicë e pakicë etj.

Strukturat e Policisë së Shtetit dhe veçanërish­t ato të Hetimit të Krimit Ekonomike e Financiar po vijojnë operacioni­n në bashkëpuni­min me Hetimin Tatimor, Hetimin Doganor, Prokurorit­ë e rretheve gjyqësore, fokusuar në subjektet e mëdha në fushën e ndërtimit, hidrokarbu­reve dhe tregtisë me mallrat e akcizës.

 ??  ?? Drejtori i Krimit Ekonomik, Lufti Minxhozi
Drejtori i Krimit Ekonomik, Lufti Minxhozi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania