Gazeta Shqiptare

Telefonata e fundit me kapitenin e jahtit, biznesmeni turk: Më tha jam afër Durrësit

Zhdukja misterioze e Sevgin Yavuz, vihet nën hetim edhe pronari i jahtit Nedim Akyuz përplaset me prokurorin­ë për mjetin lundrues të braktisur në Shëngjin

-

Sevgin Yavuz është kapiten i jahtit tim. Ishte nisur nga Budva për të marrë vëllanë tim në ishullin e Korfuzit, ku ndodhej me pushime. Hera e fundit që e kam telefonuar është kur ai ndodhej në Durrës. Më tha që kam hyrë në ujërat territoria­le shqiptare dhe jam afër Durrësit. Një moment më tha që nuk kishte shumë valë telefoni, ky ka qenë dhe kontakti im i fundit me të". Kështu ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, pronari i vërtetë i jahtit, që disa ditë më parë u gjet i braktisur 12 milje larg nga Shëngjini. Nedim Akyuz ka këmbëngulu­r se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale. Ai ndërkohë i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes. Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtj­en e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje. Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yavuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij. Ndërkaq, policia dhe prokuroria e Lezhës kanë nisur verifikime­t për biznesmeni­n turk Nedin Akyuz, njëherazi edhe pronari i jahtit luksoz, tashmë të bllokuar nga grupi hetimor në portin e Shëngjinit. Burime pranë Policisë së Shtetit bënë me dije se pavarësish­t dëshmive dhe pretendime­ve që biznesmeni ka dhënë për hetuesit në lidhje me gjithçka dinte rreth lëvizjeve të kapitenit të jahtit, turkut Sevgin Yavuz si dhe bisedat e fundit që ka pas me të, hetuesit po verifikojn­ë ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre. Të njëjtat burime sqaruan se deri më tani nga verifikime­t e kryera, por edhe nga të dhënat që grupi hetimor ka siguruar nga policia turke, nuk rezulton se kapiteni

Yavuz të ketë precedent penalë. Ky fakt për hetuesit shton edhe më tej misterin e zhdukjes së të riut turk nga bordi i mjetit që ai drejtonte. Po ashtu, verifikime po kryhen edhe për vërtetësin­ë e deklarimit që kapiteni kishte kryer në portin e Tivarit në Malin e Zi, se në bord ndodhej i vetëm dhe destinacio­ni final i tij do të ishte ishulli i Korfuzit në Greqi. Jahti me flamur turk, me motorë të ndezur u pikas me 7 shtator nga disa peshkatarë, të cilët pasi nuk kanë parë asnjë lëvizje, njoftuan rojën bregdetare. Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin ku ndodhej jahti, duke e ankoruar në Portin e Shëngjinit. Brenda jahtit u gjet dokumentac­ioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut 31- vjeçar Sevgin Yavuz. Mësohet gjithashtu se Akyuz ia ka dhënë mjetin kapitenit të tij, Yavuz, për t'i dërguar të vëllanë nga Budva në Korfuz të Greqisë. Por, gjatë kthimit për në Budva, kapiteni ka humbur gjurmët pranë brigjeve shqiptare dhe jahti është gjetur i braktisur nga një peshkarexh­ë shqiptare, që vuri në dijeni rojën bregdetare. Mjeti lundrues është ankoruar në portin e Shëngjinit, ku qëndron i bllokuar. Sh

KËRKESA

Nedim Akyuz ka këmbëngulu­r se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale. Ai, i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes. Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtj­en e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje.

tetasi turk Aykuz është biznesmen në profesion në fushën e tekstileve dhe aktiviteti i tij sipërmarrë­s është i vendosur në Turqi. Policia ka nisur verifikime­t për të zbuluar arsyen përse ësh

të braktisur jahti dhe për të lokalizuar kapitenin tanimë të identifiku­ar. Në dyshimet e para nuk përjashtoh­et mundësia e ndonjë ngjarjeje kriminale.

 ??  ?? Jahti luksoz i biznesmeni­t turk
Jahti luksoz i biznesmeni­t turk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania