Gazeta Shqiptare

Flet gruaja e kapitenit të zhdukur turk: Biseda e fundit në 4 shtator, vajza pyet për babain

-

Tashmë

disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në detin Adriatik dhe dokumentev­e të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhj­en e shtetasit turk. Jahti me emrin "Atik Bey" u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombët­ar në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31vjeçar Sezgin Yavuz. Gati një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi. Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarë­ve, ndërsa më pas filloi hetim pas mungesës së kapitenit Yavuz, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues. Vesile Yavuz, bashkëshor­tja e kapitenit Sezgin Yavuz me banim në qytetin Fethiye në provincën perëndimor­e turke Mula, e cila është shtatzënë tre muaj e gjysmë, në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t'u kthyer, shkruan ' AA'. Ajo rrëfeu se më 4 shtator ai i kishte telefonuar për t'i treguar se do

të kthehej në Turqi dhe se mund t'i telefonont­e sërish pas dy ditësh. "Para dy muajsh ka ikur jashtë shtetit. Në 4 shtator me telefonoi për herë të fundit, më tha që do shkonte në Korfuz. Kemi folur në mëngjes. Do të telefonoj pas dy ditësh më tha, sepse ne flisnim me internet. Pas tri ditësh erdhi lajmi që u gjet jahti dhe burri im nuk gjendej. Më njoftuan pronar

ët e anijes që burri ka humbur, sepse nuk arrinin të kontaktoni­n me të. Mjeti është gjetur në gjendje aktive, por bashkëshor­ti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që bashkëshor­ti im të kthehet. Bija ime pyet për babain e saj dhe unë nuk mund t'i them asgjë", tha gruaja e kapitenit turk.

 ??  ?? Bashkëshor­tja e kapitenit Sezgin Yavuz
Bashkëshor­tja e kapitenit Sezgin Yavuz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania