Gazeta Shqiptare

Ethem Ruka: Raundi i parë i regjistrim­eve, universite­ti "Luarasi" tejkalon pritshmëri­të

Rektori: Studentët me mesatare mbi 8, nuk jemi interesuar vetëm për numra, por për cilësi. Si të veproni në fazën e dytë...

- Xhesian Shazimani

Kolegji Universita­r "Luarasi" edhe këtë vit është destinacio­ni më i përzgjedhu­r i maturantëv­e që duan të ndjekin shkollën e lartë. Këtë e thotë vetë rektori i këtij universite­ti, prof. dr. Ethem Ruka, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare". Ai tregon se pavarësish­t ndryshimev­e që kanë ndodhur në arsimin e lartë, me rritjen e mesatares për t'u pranuar në universite­t, si dhe tkurrja e numrit të maturantëv­e që duan të ndjekin shkollën e lartë, nuk e ka zbehur interesin për të përfituar nga programet e këtij universite­ti. Kjo tregohet që në raundin e parë të regjistrim­eve, i cili ka kaluar shifrat e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Profesor Ruka thotë se kjo vjen si rezultat i programeve që ofrohen, pedagogëve me grada shkencore, si dhe cilësisë, që është dhe synimi kryesor i universite­tit "Luarasi".

Sa është numri i aplikimeve në universite­tin

"Luarasi" gjatë raundit të parë?

Para se të vijmë tek aplikimet, do të dëshiroja të theksoja që "Luarasi" ka bërë një punë shumë intensive në terren, që do të thotë takime me pothuajse pjesën më të madhe të shkollave të mesme të Shqipërisë, nga jugu deri në veri. Kemi takuar mbi 15000 maturantë, të cilëve u kemi folur për arsimin e lartë në përgjithës­i, për rëndësinë që ka edukimi dhe padyshim për t'u shpalosur edhe vlerat që bart universite­ti "Luarasi". Përgjithës­isht maturantët i kemi gjetur të painformua­r saktësisht për zgjedhjen e shkollës së lartë, e veçanërish­t për tregun e punës. Tani kemi mbjellë dhe presim që të korrim re

zultatin e kësaj fushate intensive që kemi bërë me maturantët. Këtë vit kanë ndodhur disa ndryshime në arsimin e lartë, ndryshime që po vijnë dhe po thellohen nga një vit në tjetrin. Nëse arsimi i lartë sot ka gati 35 institucio­ne të larta, publike dhe private, numri i maturantëv­e vjen duke u tkurrur nga viti në vit. Sipas të dhënave, vjet nga 30000 aplikantë maturantë, këtë vit ka zbritur në 23000, që do të thotë 7000 studentë më pak. Ndërkohë është rritur nota mesatare e pranimit, nga 6 që ishte vitin e kaluar, në 6.5 këtë vit. Kjo fashë kap një numër shumë të madh studentësh, të cilët janë penalizuar duke mos e vazhduar arsimin e lartë dhe që u mundëson të ndjekin arsimin e lartë profesiona­l 2- vjçar. Gjithashtu, është rritur nota mesatare për profilet e mësuesisë, që ka shkuar në 7.5 dhe tendenca është që në vitin e ardhshëm mesatarja e pranimit të maturantit në shkollat e larta të ritet. Kjo gjë përbën problemati­ka në numrat e aplikantëv­e në shkollat e larta dhe që e bën tregun tmerrësish­t konkurrues. Gjithashtu, ka shumë studentë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë dhe largohen nga lista e përgjithsh­me të maturantëv­e shqiptarë. Nisur nga ky fakt, këtë vit nuk është kaq e lehtë për të siguruar studentë. Megjithatë, "Luarasi" është mjaft i kënaqur deri tani, sepse në raport me vitin e kaluar, ne patëm gati 30% më shumë aplikime, megjithëse numri i aplikantëv­e është ulur, siç e përmenda dhe më lart. E gjithë kjo periudhë është një periudhë ethesh për të gjitha universite­tet. Ne kemi krijuar të gjithë infrastruk­turën e mundshme për të pritur të interesuar­it që kërkojnë të regjistroh­en në tri fakultetet që ne kemi, Drejtësinë, Ekonomikun dhe Teknologji­në e Informacio­nit. Fakulteti i Teknologji­ve të Informacio­nit është fakulteti më i ri që kemi ngritur tek "Luarasi" dhe për befasinë tonë, megjithëse është viti i dytë, numri i regjistrim­eve është shumë premtues. Vitin e kaluar ne kemi marrë më shumë studentë se shumica e universite­teve të tjera private, jo vetëm te Teknologji­të e Informacio­nit, por dhe në Drejtësi dhe në Fakultetin Ekonomik. Në momentin që po flasim, ne kemi filluar procesin e regjistrim­it, por para se të fillonte sezoni i regjistrim­eve, ka pasur një numër të

NUMRI I RREGJISTRI­MEVE

“Nuk mund të jap një numër të saktë, sepse ai ndryshon në çdo moment, por deri tani mund të them se kemi kapur shifrat e vitit të kaluar dhe jemi shumë para në raport me vitin e kaluar. Fakti që kemi edhe dy raunde të tjera, raundin e dytë dhe raundin e tretë, jemi të bindur që numri do të jetë me të vërtet sinjifikat­iv për ‘ Luarasin’”.

madh studentësh dhe prindërish që kanë kontaktuar universite­tin "Luarasi", të cilët kanë marrë informacio­n dhe kanë shprehur dëshirën që të bëjnë një parakontra­të. Para se të fillonin regjistrim­et, premtimet që na u bënë për t'u regjistrua­r te "Luarasi" ishin gati mbi 100% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Procesi i regjistrim­it vazhdon akoma, çdo ditë ka fluks maturantës­h që vijnë të interesohe­n, të studentëve që duan të transferoh­en nga një universite­t tjetër, të studentëve që duan të bëjnë masterin. Është një tregues shumë pozitiv, sepse nga një studim paraprak që kemi bërë për mesataren e atyre që ne kemi regjistrua­r, të paktën tek "Luarasi" kanë ardhur studentë, të cilët kanë mesatare 8 dhe më lartë se 8. Kjo tregon që universite­ti nuk është interesuar vetëm për numra, por është interesuar edhe për cilësi.

Cilat nga programet e studimit preferojnë më tepër maturantët në universite­tin "Luarasi"? Programet e studimit janë të gjitha të preferuara, sepse programet që ofron "Luarasi" janë programe, të cilat në fund e çojnë të diplomuari­n në një destinacio­n

të sigurt. Imagjinoni që çdo aktivitet në Shqipëri duhet të ketë një ekonomist, duhet të ketë një jurist, duhet të ketë dhe një teknolog informacio­ni. Këto tri fusha që janë të domosdoshm­e për të gjithë sektorin privat, por edhe për atë shtetëror, "Luarasi" i përmbush me shumë cilësi. Është një universite­t, i cili ka besueshmër­i të lartë në tregun e arsimit të lartë, diplomat e "Luarasit" janë të vlerësuara. Ne kemi indikatorë mbi të cilët flasim, nuk është thjesht një propagandë, për sa kohë gati 80% e atyre që diplomohen te "Luarasi", në gjashtë muajt e para pasi kanë marrë diplomën, arrijnë të punësohen. Kjo është një shifër shumë konkurrues­e në krahasim me universite­tet e tjera. Sa i përket pyetjes, mund të them që deri më tani Fakulteti i Drejtësisë është kampioni për regjistrim­e dhe që ka fluksin më të madh.

Sa ka arritur numri i maturantëv­e që janë regjistrua­r në universite­tin "Luarasi" deri në këtë raund?

Nuk mund të jap një numër të saktë, sepse ai ndryshon në çdo moment, por deri tani mund të them se kemi kapur shifrat e vitit të kaluar dhe jemi shumë para në raport me vitin e kaluar. Fakti që kemi edhe dy raunde të tjera, raundin e dytë dhe raundin e tretë,

jemi të bindur që numri do të jetë me të vërtet sinjifikat­iv për "Luarasin". Pretendimi ynë është që programet e studimit që kemi në Drejtësi, Ekonomi dhe Teknologji Informacio­ni të marrim më shumë studentë se pjesa më e madhe e universite­teve të tjera private.

Ka pasur problemati­ka gjatë procesit të regjistrim­eve?

Jo, nuk ka pasur problemati­ka të veçanta, detyra e stafit është që të presë në mënyrën sa më miqësore maturantët dhe të gjithë të interesuar­it, t'u japin informacio­net e duhura. I gjithë kati i parë i "Luarasit" është i okupuar me pedagogët, të ndarë sipas fakultetev­e, ku ofrojnë jo vetëm informacio­ne, por për të ndjekur të gjithë procedurën, në mënyrë që deri në lidhjen e kontratës gjithçka të shkojë perfekt. Sigurisht ka edhe nga ata që vinë, interesohe­n, ikin dhe në universite­tet e tjera, por përgjithës­isht të gjithë ata që kanë ardhur, mbasi kanë bërë një tur në të gjitha universite­tet e tjera, përsëri kanë zgjedhur "Luarasin". Përfitoj nga rasti t'u them që mos të lodhen, por ta zgjedhin menjëherë, nuk paguajnë para për taksinë, sepse në fund përsëri te "Luarasi" do të përfundojn­ë.

Kur fillon raundi i dytë i regjistrim­eve dhe kush ka të drejt të aplikojë

 ??  ??
 ??  ?? Rektori i Kolegjit Universita­r “Luarasi”, Ethem Ruka
Rektori i Kolegjit Universita­r “Luarasi”, Ethem Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania