Gazeta Shqiptare

11 shtatori, dita që ndryshoi botën, la pas rreth 3 mijë viktima

18 vite pas sulmit të kullave binjake, zbulohet obelisku në Kosovë Flamuri në gjysmështi­zë për nder të viktimave

-

Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota, përkujtuan dje 18- vjetorin e sulmeve të përgjakshm­e të 11 shtatorit 2001. Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka reaguar në "Twitter" me rastin e 18- vjetorit të tragjedisë. "Ne përkujtojm­ë solemnisht individët që humbën jetën në 11 shtator 2001. Për nder të atyre që humbën jetën, Presidenti Donald Trump u bën thirrje agjencive amerikane që të ulin flamurin e SHBA- ve në gjysmështi­zë. Kurrë nuk e harrojmë", shkruan Departamen­ti i Shtetit në "Twitter". Me datë 11 shtator 2001 u sulmuan kullat binjake nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. Në sulmin e 11 shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme. Pas 11 shtatorit 2001, bota nuk është më e njëjtë. SHBA- të u goditën në zemër të tyre dhe që prej asaj kohe ndryshoi edhe rrjedha politike amerikane për 18 vitet e fundit, duke pasur si betejë kryesore luftën ndaj terrorizmi­t. 11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë nga njerëzit, për shkak të sulmit terrorist mbi dy kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ajo ditë dje u shënuan plot 18 vite. Mijëra njerëz panë nga televizorë­t e tyre anembanë globit skenat apokalipti­ke që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishm­e ekonomike të botës perëndimor­e. Gjithçka nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëv­e nga terroristë të ' Al Qaeda'- s. Në orën 8: 46 të

mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës. 17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerës­h përplasi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri. 11 shtatori është cilësuar edhe si ngjarja që ndryshoi botën, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Fitorja në të ashtuquajt­urën "luftë kundër terrorizmi­t" mbetet gjithsesi disi e turbullt. Zinxhiri i ngjarjeve që pasuan tragjedinë është larg fundit të kënaqshëm. Në nëntor të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme të furishme larguan lëvizjen talebane nga pushteti në Afganistan, por ajo duket të jetë rigjallëru­ar përsëri. Në Irak, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara rrëzoi Husseinin më 2003, lufta civile që kërcënonte përçarjen e vendit ka nisur të zbehet. Por, qeveria e qëndrueshm­e dhe siguria për të gjithë qytetarët e vendit mbeten objektiva të largëta. Në vetë Shtetet e Bashkuara, ngushëllim­i për asnjë sulm masiv të terrorizmi­t përgjatë 10 vjetëve përzihet me hidhërimin për koston e luftës globale kundër armikut në hije. Michael Mandelbaum, profesor i marrëdhëni­eve ndërkombët­are në Universite­tin Johns Hopkins, thotë se pasojat më serioze të 11 shtatorit kanë të bëjnë me shpërqendr­imin e vëmendjes së liderëve amerikanë nga prioritete­t e brendshme urgjente. "Një nga sfidat më të mëdha janë deficitet me të cilat po përballet qeveria federale. Ato janë përkeqësua­r nga luftërat në Afganistan dhe Irak, për të cilat vendi nuk ka paguar. Ne kemi huazuar për t'i financuar këto luftëra", - është shprehur Michael Mandelbaum. Disa ekspertë thonë se vitet pas 11 shtatorit kanë parë rënie të ndikimit global të Shteteve të Bashkuara. Të tjerët vënë në dukje se SHBA- të mburren si ekonomia më e madhe në botë, edhe pas krizës financiare të 2008- ës. Ndërsa, epërsia e saj ushtarake mbetet e pasfiduesh­me. Kjo e fundit sigurisht nuk është e çuditshme, duke marrë parasysh zgjerimin masiv të mekanizmit të sigurisë kombëtare që nga viti 2001. Sipas disa të dhënave, vetëm gjatë dekadës së fundit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar rreth 7 trilionë dollarë për mbrojtjen kombëtare, sigurinë e vendit dhe shërbimet e inteligjen­cës. Krijimi i Departamen­tit të Sigurisë Kombëtare dhe i Zyrës së Drejtorit të Inteligjen­cës Kombëtare pas sulmeve të 11 shtatorit dëshmuan për riorganizi­min më të madh të burokracis­ë federale që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot, Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 46 për qind të shpenzimev­e ushtarake të të gjithë botës, ndërsa buxheti i inteligjen­cës është dyfishuar gjatë 10 viteve të kaluara. Obsesioni për të parandalua­r sulme të tjera terroriste ka bërë administra­tën e George W. Bushit të ndërmarrë një sërë masash të rënda, përfshirë "metodën e ashpër të hetimit të të burgosurve" - taktikë që nga disa është përshkruar si torturë - dhe programet për vëzhgimin e brendshëm të qytetarëve amerikanë. Debati për efikasitet­in e këtyre masave vazhdon ende. Mbrojtësit e tyre - si ish- zyrtari i Departamen­tit të Drejtësisë, John Yoo - argumentoj­në se ato kanë luajtur një rol vendimtar në shmangien e sulmeve të reja. Profesori i së drejtës në Universite­tin Georgetown, David Cole, nuk pajtohet. Ai thotë se fakti që administra­ta e Bushit ka dhënë dritën e gjelbër për metoda të jashtëligj­shme të hetimit. Obama ka intensifik­uar përdorimin e operacione­ve të fshehta antiterror­iste nga ana e CIA- s dhe njësiteve elite të Pentagonit kundër terrorizmi­t. Ai ka zgjeruar fushatën e sulmeve me tele

komandë të CIA- s, që kanë në shënjestër caqet xhihadiste. Kritikët thonë se sulmet e tilla kanë vrarë operuesit terroristë, por edhe kanë destabiliz­uar Pakistanin dhe fuqizuar ekstremist­ët islamikë. Shifrat e zyrtarëve lokalë flasin për mbi 33 mijë pakistanez­ë të vrarë në luftën kundër terrorizmi­t, që nga 11 shtatori 2001. Ndërsa, mbi 6 mijë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur në Irak dhe Afganistan. Michael Mandelbaum thotë se rritja e Kinës dhe e ekonomive të tjera aziatike gjatë dekadës së fundit, paraqet sfida më të mëdha - sesa çfarëdo që ndodhë në Lindjen e Mesme - për vendin e Amerikës në botë. "Lindja e Mesme është e rëndësishm­e për një sërë arsyesh, por jo se është qendër e rritjes ekonomike dhe fuqi e mundshme ushtarake", thotë Mandelbaum. Shumë gjëra kanë ndodhur në dhjetë vjetët e fundit, por historia e epokës së pas 11 shtatorit thuhet të jetë ende larg fundit. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, forcat amerikane kanë vrarë Osama Bin Ladenin. Sadam Huseini dhe regjimi i tij diktatoria­l tashmë janë histori. Apeli për luftë të shenjtë kundër Perëndimit është venitur. Në 18- vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj kullave binjake në Nju Jork, dje në oborrin e qeverisë së Kosovës është përuruar edhe obelisku në nderim të rreth 3 mijë viktimave të ati sulmi. Obelisku mbanë mbishkrimi­n "Kosovo Remember" ose në shqip "Kosova Kujton". Me këtë rast kryeminist­ri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe Kosova e përjetoj rëndë sulmin mbi miqtë tanë. "Kosova çdo vit në këtë datë kujton të rënët dhe bashkëndje­n me Amerikën. Ne do ta kthejmë në traditë këtë nderim dhe do t'i kujtojmë të rënët në Amerikë. Amerika ka qenë me ne për lirinë tonë dhe është garanci për lirin në botë", ka thënë Haradinaj. Ndërkaq, ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se, "ne kujtojmë rreth 3 mijë viktima që u vranë". Pas zbulimit të pllakës memorialë, Haradinaj dhe Kossnet si dhe personalit­ete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania