Gazeta Shqiptare

Agjencia e Kadastrës, 1057 pronarët që duhet të paguajnë tokën

Pagesa për parcelën ndërtimore, lista me debitorët në tetë qarqe të vendit Pas shlyerjes së detyrimit, përfituesi­t marrin tapitë

-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 1057 pronarë që kanë ndërtuar pa leje në të gjithë vendin dhe nuk kanë shlyer ende faturën për truallin. Ndërtimet kanë kaluar procesin e legalizimi­t, por për të marrë tapinë për shtëpitë, duhet të paguajnë faturën për parcelën ndërtimore. Debitorët janë në qarqet Durrës, Vlorë, Shkodër Sarandë dhe Lushnjë. Përmes një njoftimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që të tërheqin faturën dhe të kryejnë pagesën. "Qytetarët që gjejnë emrin në listë janë të lutur të drejtohen në drejtoritë vendore, referuar listës së më poshtme, për të tërhequr

faturën e parcelës ndërtimore. Pasi të bëhet pagesa për truallin e zënë nga objekti informal, ju do të pajiseni me certifikat­ë pronësie dhe kështu bëheni pronarë legjitimë të shtëpisë ose biznesit tuaj", - thuhet në njoftimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

PAGESAT

Sipas ligjit në fuqi, pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizim­i. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë bëhen vetëm në lekë. Bonot e privatizim­it, të përfituara nga ish- të përndjekur­it politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizim­it të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizim­it. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të ndërtimit pa leje paguhet në momentin e njoftimit me shkrim. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave në varësi të rasteve të deklaruara përcakton mënyrat alternativ­e dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier ( social- ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania