Gazeta Shqiptare

Rrëzohet dekreti për Akademinë, presidenti detyrohet të emërojë Gjinushin

Dekreti, “ligji për Akademinë bie ndesh me Kushtetutë­n, cenon autonominë dhe kompetenca­t e presidenti­t” Ligji që i jep fund reformimit të Akademisë kalon me debate, deputetët e votojnë

-

shtë rrëzuar dje paradite në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dekreti i Presidenti­t të vendit, Ilir Meta, mbi rishikimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Në një kohë që komisionet parlamenta­re janë vetëm me deputetë të mazhorancë­s qeverisëse dhe me disa deputetë nga opozita e re që kur LSI dhe PD dorëzuan mandatet, rrëzimi i këtij dekreti është vijim i gjithë dekreteve të tjera rrëzuar më herët. Tërheqja e deputetëve të opozitës ka lënë vende ‘ bosh’ duke bërë që çdo ligj a dekret që shkon në kuvend të kalojë pa ndonjë vështirësi dhe pa kundërshtu­ar argumentet e presidenti­t. Edhe debatet që zhvillohen, më shumë se sa debate që diskutojnë thelbin si përballje dy mendimesh të kundërta janë diskutime të thukëta që nuk çojnë askund.

PËRPLASJET

Megjithëkë­të, para votimit 12 me 1, pati debate mes anëtarëve të komisionit dhe përfaqësue­sve të Presidencë­s. Dekreti i Metës që kthente ligjin u bë publik më 9 gusht dhe argumentet qenë 4: ligji bie ndesh me parashikim­et e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë; cenon autonominë e institucio­neve të arsimit të lartë; cenon kompetenca­t e Presidenti­t të Republikës; dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

“Akademia e Shkencave nuk mundet dhe, në fakt, nuk do duhej të trajtonte e vetme problemati­kat delikate të përshtatje­s, unifikimit, ndryshimit të simbolit kryesor të identiteti­t të kombit tonë, me ndryshimet e vrullshme që jeta ka sjellë që nga kongresi i fundit gjuhësor i mbajtur në vitin 1972”, thuhej në dekret.

Ligji i miratuar në Kuvend detyron Presidenti­n që brenda 10 ditëve të kryejë emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave që i është propozuar. Për Metën kjo është antikushte­tuese, pasi Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet.

Në mesin e muajit korrik, presidenti Meta refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave duke qenë se ai kishte thyer statutin e Akademisë duke kandiduar kur ishte kryetar parti, por më 19 korrik Akademia deklaroi se do i ripropozoj­ë kreut të shtetit dekretimin e të njëjtit emër, që ishte njëherësh i vetmi kandidat në zgjedhje. Presidenti nga ana e tij, thotë se nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për Dekretet e Presidenti­t të Republikës. Afatet dhe mekanizmat zhbllokues të proceseve në raste të caktuara, duhet të vendosen në Kushtetutë.

DEBATET

Në këtë komisioni ka pasur debate të ashpra. Nënkryetar­i i ASH, Vasil Tole ( zgjedhur si i tillë njëherësh me Gjinushin) tha dje se në Akademinë e Shkencave duhet të ketë një hierarki, në mënyrë që të mos vendosë vetëm ajo për kërkimet. Kjo rrëzon sipas Toles edhe dekretin e Presidenti­t. Ndër të tjera, ata u ndalën edhe tek gjuha shqipe, ku sipas Presidencë­s nuk mund të merren vendime vetëm nga ASH. Ndërkohë për Tolen, ASH është e vetmja Akademi që duhet të merret ashtu siç ka bërë më parë.

Ismet Beqiraj: Është bërë krim shkencor me ligjin në fuqi, siç u bë me tri institutet e naftës. Kush do ta bëjë ekspertizë­n dhe monitorimi­n e kompanive publike dhe atyre private. Për të mos ndalë tek institutet e tjera në të gjithë Shqipërinë. Më vjen keq që kjo frymë negativite­ti ka gjetur vend edhe në Presidencë.

Fatjona Dhimitri- Ismet Beqiraj: Përgjigjet për këto i ke në ligjin tënd.

Përfaqësue­sja e Presidencë­s: Të gjitha përgjigjet e pyetjeve të ngritura nga relatori janë të gjitha në dekret. Më vjen keq që nuk ndalët edhe në pikën tetë, që flet për kufizimin e kompetenca­ve të presidenti­t

Vasil Tole, zv. kryetar i Akademisë: Mendimet tona si institucio­n për çdo pikë të kontestuar i kemi dërguar edhe pranë Kuvendit edhe presidenti­t. Për ne, të gjitha çështjet qe diskutohen nuk janë të reja. Është bërë punë e madhe për të arritur aprovimin e këtij ligji. Çështjeve të diskutuara u është dhënë përgjigje në kohën e duhur. Ne kemi një mision të përbashkët pa shkelur autonominë e institucio­neve të tjera, thelbi i këtij ligji është hapja ndaj institucio­neve. Ne flasim në ligj për hierarki vlerash, jo për vendime. Të vetmet organe autoritare për gjuhën shqipe janë ato që quhen këshilla autoritare të gjuhës shqipe, që janë në ASH dhe në Akademinë e Kosovës. Kongresi i gjuhës shqipe ësh

ARTAN FUGA REAGON PËR LIGJIN E AKADEMISË

“Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë”! Kështu shkruan akademiku Artan Fuga në një mesazh në “Facebook”, teksa shprehet i revoltuar se veprimet e deputetëve shqiptarë e turpërojnë si qytetar. Duke komentuar vendimin e deputetëve të Komisionit të Medias për të rrëzuar ligjin e Presidenti­t Ilir Meta për Akademinë e Shkencave, akademiku Fuga jep alarmin se veprime të tilla përbëjnë rrezik për shtetin. “Të mos u kërkoj të mendojnë për shkencën dhe Akademinë e Shkencave! Do ishte pretendim i madh imi! Me këto mangësi: Këta duket sikur i thonë sovranit: A, ç’na çan kokën! Këta tallen me paratë tona! Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë! Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore! Këta nuk njohin as procedura, as përgjegjës­i para zgjedhësve!”, shkruan Fuga.

të organizuar nga ASH, ne jemi vetëm gardianët e gjuhës për të sinjalizua­r për shkeljen e saj. Në përdorimin e saj në institucio­net publike na rezulton një gjendje e rëndë, këtë kërkojmë që të ruajmë. Për anëtarësim­in në ASH është diskutuar dhe një nga sugjerimet më brilante është anëtarësim­i i gjithë atyre shqiptarëv­e që kanë tituj akademikë jashtë Shqipërisë. Sa për diskrimini­min moshor, ne kemi vendosur tavanet e pranimeve, që do të thotë se anëtar i ASH mund të bëhesh deri në moshën 68 vjeç. Arsyeja përse është vendosur kjo moshë, është se ka që s’pranojnë kur janë në momentin e kontributi­t, ne kemi bërë në këtë rast një diskrimini­m pozitiv.

Fatjona Dhimitri- Toles: Ju keni nevojë për komision hetimor, s’duhet të ishit këtu sot.

Vasil Tole: Ne çmojmë që kjo është thjesht refuzim për ushtrimin e kompetenca­ve te presidenti­t, jo shkelje ligjore. Për akademikët flisni me respekt, raportet vjetore të ASH janë ‘ online’ dhe këto s’përbëjnë kërcënim për ne. Gjinushi është akademik që para viteve ’ 90, bashkë me Kadarenë dhe Luan Omarin. Është atje për talentin në fushën e matematikë­s. Ai e zgjidhi çështjen që kur kandidoi në përfundim të procesit të reformës. Bëri atë procedurë që bëri, që gjykata ka konfirmuar.

Fadil Nasufi- Dhimitrit: Dija gjithmonë hap probleme, por problemet nuk zgjidhen me injorancë. Pasi të shprehen relatorët, ligji duhet të kalojë sërish në seancë plenare. Para se të kalojë te presidenti, kryetarin ASH i ka kaluar të gjitha procedurat. Tregohuni më e rezervuar ndaj atyre që ftojmë këtu. Prej atyre që ke mësuar të flasësh, mëso dhe të heshtësh.

Dhimitri: Të heshtësh ndaj sh

Fidel Ylli: Mos duhet që edhe Omari e Kadare duhet të ndërrojnë titull se e kanë marrë në komunizëm. Prandaj ju sugjeroj që kur të flasësh për akademikët, duhet të keni kujdes.

Bujar Çela: Unë them se presidenti s’ka gabuar, prandaj ftoj anëtarët e komisionit që të mbajmë qëndrimin tonë, për rrëzimin e këtij dekreti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania