Gazeta Shqiptare

SHUHET ALBANOLOGU WILFRIED FIEDLER

-

Juglindore dhe Lindore. Prej vitit 1955 filloi karrierën e tij shkencore si punonjës shkencor në institutin e Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave të Gjermane ( në Berlinin Lindor) dhe katër vite më vonë, pas njohjes së thelluar të shqipes edhe si docent i saj në Universite­tin Humboldt. Ky angazhim e shoqëroi 30 vjet me radhë aktiviteti­n e tij shkencor- universita­r dhe intelektua­l ( 1957- 1989). Bashkimi i Gjermanisë e solli Fiedler- in në Perëndim, në Universite­tin elitar Ludwig- Maximilian të Mynihut, si pasardhës i profesurës për albanologj­i që kishte themeluar profesor Martin Camaj, një pozicion ky që e shoqëroi deri në daljen e tij në pension ( 1991- 1998). Angazhimi universita­r, krahas atij shkencor, mbeti gjithsesi deri në fund pjesë e jetës së tij aktive si specialist­i i shumëkërku­ar i shqipes në universite­tet e Jenës dhe të Mynihut.

Kontakti i parë i Wilfried Fiedlerit me gjuhën shqipe u përftua qysh në vitin 1957 gjatë një ekspedite etnografik­e disamujore në terren, ndërsa për bashkëjete­sën e tij për më shumë se gjashtë dhjetëvjeç­arë me shkencat albanologj­ike ndikoi sidomos njohja me eruditin shqiptar Eqrem Çabej, me të cilin pati korrespond­encë intensive deri sa ai u nda nga jeta ( 1980).

Aktiviteti shkencor i Wilfried Fiedler- it dallohet për paletën e gjerë të botimeve shkencore si autor e bashkautor në shumë lëmenj të filologjiv­e ballkanike e lindore. Vepra e tij e fundit “Gramatikë e krahasuar e gjuhëve ballkanike” ( ASHAK 2018, 830 f.) shënon një pikë kulmore në traditën e studimeve thuajse dyshekullo­re në ballkanolo­gji. Ndërkohë që është vështirë të kërkosh e të gjesh një fushë studimi në gjuhësinë shqipe, ku ky kolos erudit të mos ketë lënë gjurmët e veta të pashlyeshm­e, siç janë fjalorët dygjuhësh shqip- gjermanish­t e gjermanish­t shqip ( 1977-), “Gramatika e gjuhës shqipe” ( 1987), “Sistemi foljor i “Mesharit” të Gjon Buzukut” ( ASHAK 2004), “Ndërtimi i shumësit në Shqipe” ( ASHAK 2007), ndërsa punimet e veçanta arrijnë shifrën marramendë­se prej 180 titujsh.

Përpos aktiviteti­t shkencor Wielfried Fiedler ishte i njohur në rrethin e tij shoqëror si mik i muzikës, organizato­r dhe anëtar i Orkestrës Akademike të Universite­tit Humboldt ( 1966), zotërues virtuoz i oboes dhe i një sërë instrument­esh të rralla muzikore.

Largimi i tij është një humbje e madhe për të gjithë miqtë, kolegët e për të gjithë botën shkencore albanologj­ike, e cila e kujton me respekt dhe stimë të veçantë në këto momente zije dhe ngushëllim­i të kulturës shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania