Gazeta Shqiptare

Tri lexime të John Boltonit

-

( vijon nga faqja 1)

... 1.

Në fund të gushtit, pas shumë supozimeve, erdhi paralajmër­imi i një ndryshimi në politikën e jashtme amerikane ndaj Kosovës. Këshilltar­i për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i pyetur për idenë e shkëmbimit të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë tha: “Mosmarrëve­shja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishm­e. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetës­ojnë. Këto përpjekje kanë dështuar(…). Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëratjetr­ën për të arritur një marrëveshj­e, ne nuk përjashtoj­më korrigjime­t territoria­le. Nuk na takon neve”.

Dhe, me këto pak fjalë duket se ndryshoi njëri prej parimeve udhëheqëse të politikës së jashtme amerikane karshi zhbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe pastaj Jugosllavi­së, se të bëhej çka të bëhej, nuk do të ndryshonin kufijtë e njësive federale që shndërrohe­shin në shtete të pavarura.

Por, a ndryshoi politika e jashtme amerikane, apo për këtë politikë të jashtme e shprehu mendimin këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare, John Bolton - kjo është një çështje që në administra­tën amerikane quhet “turf war”, “luftë për territor” mes agjencive të ndryshme shtetërore, që duan që mendimi i tyre të jetë vendimtar dhe atë ta vulosë presidenti i vendit. Këtë informatë e kam nga vetë John Boltoni, gjegjësish­t autobiogra­fia e tij, “Surrender is not an option”, Threshold Editions, Nju Jork, 2007. Në të shihet një intelektua­l, i cili në Evropë do të quhej ideolog i krahut konservato­r të konservato­rëve, i cili ndërton bindjet e veta brenda administra­tës. E shërbimi i tij fillon që me presidenti­n Reagan, Bushin plak, pastaj Bushin e ri dhe në fund Trumpin.

2.

Në administra­tën e sotme të presidenti­t Trump nuk ekziston një person që ka përvojën qeveritare që ka Bolton. Dhe në administra­tën e sotme të presidenti­t Trump nuk ekziston as edhe një person tjetër i staturës së tij, që ka pasur mendim kaq të prerë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, para se ajo të shpallej. Më 31 dhjetor të vitit 2008, kur tashmë administra­ta e presidenti­t Bush kishte kryer të gjitha përgatitje­t për shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës, John Bolton së bashku me ish- sekretarin e Shtetit, Eagleburge­r dhe ndihmëssek­retarin e Mbrojtjes Peter Rodman, botuan në “Washington Times” artikullin me titull “Warning light on Kosovo”, duke kërkuar që Uashington­i të mos e njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjegjësish­t ta ndërpresë atë.

Në të shpaloset një interpreti­m i politikës së jashtme, që ishte krejtësish­t në minoritet jo vetëm në SHBA, por edhe në vetë kampin konservato­r republikan. Bolton dhe bashkautor­ët cekin se “njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedencë me pasoja afatgjata dhe të paparashik­ueshme për shumë regjione në botë”. Pastaj qartazi e vënë Kosovën si pjesë e sovranitet­it serb si në formulimin: “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesën për ta ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e saj nuk është në interes të SHBA- ve”. Dhe në fund, Kosovën e definojnë si të parëndësis­hme për politikën e jashtme amerikane: “Për një çështje të rëndësisë minore për Shtetet e Bashkuara, a është ky një shpenzim i dobishëm i kapitalit politik me Rusinë?”.

Në rikapitull­im, autorët mendojnë se Kosova është pjesë e territorit sovran të Serbisë, nuk duhet pavarësuar pa pëlqimin e Serbisë, sepse kështu dëmtohet Serbia, vendosen precedenca negative gjithandej dhe shpenzohet kapitali politik me Rusinë, i cili duhet përdorur në bashkërend­itje për të frenuar armët bërthamore në Iran apo Kore të Veriut.

3.

Përderisa me lehtësi është anashkalua­r mendimi i zotit Lawrence Eagleburge­r, që qe konsiderua­r të jetë aq i lidhur me interesat e Serbisë - të cilat nuk i ka fshehur si lobist për veturat Yugo në Amerikë - sa të quhej Lawrence i Serbisë, një gjë e tillë nuk mund të thuhej lehtë për John Boltonin. Mendimet e tij janë pjesë e këndvështr­imit të tij të botës, një këndvështr­imi të cilit i beson.

Këndvështr­imi i tij lexohet në libërthin kritik për politikën e jashtme amerikane të asaj kohe me titull “Si po e rrezikon sovranitet­in tonë kombëtar Barak Obama (“How Barack Obama is endangerin­g our national sovereignt­y”, Encounter books, 2010):

- Jemi të kapur në një konflikt mes sovranitet­it dhe “qeverisjes globale”, që shumica e amerikanëv­e as që dinin se po ndodhte. Nuk befason pra që “amerikanis­tët” qenë duke humbur prej “globalistë­ve” dhe publiku i përgjithsh­ëm ende nuk mund të vlerësojë skizmën mes këtyre dy botëvështr­imeve.

Në këtë ndarje, Bolton e konsideron veten “amerikanis­t”, ndërsa Obamën “globalist” ( sikundër i ka konsiderua­r Clintonët dhe çdokënd tjetër që angazhohet për më shumë bashkërend­itje ndërkombët­are). Dhe, brenda kësaj ndarjeje, Kosova është produkt i “globalistë­ve”, pjesë e konceptit të “përgjegjës­isë për të mbrojtur”, pjesë e koalicione­ve botërore që tejkalojnë sovranitet­et shtetërore dhe madje edhe koalicione­t si NATO.

Rrjedhimis­ht, nuk befason artikulli i Boltonit më 1999 dhe vlerësimi nga ideologjia “amerikanis­te”: “Ç’ka na hyn në punë të renditemi me një Kosovë të parëndësis­hme, kur kemi nevojë të renditemi me një Rusi të rëndësishm­e për caqe më strategjik­e se një zorrë qorre në Ballkan”.

Nga ky prizëm, artikulli i vitit 1999 mund të lexohet në të kundërtën e tij më 2018, gati njëzet vjet më vonë. Pra, nëse në rikapitull­im Bolton mendonte se Kosova është pjesë e territorit sovran të Serbisë, nuk duhet pavarësuar pa pëlqimin e Serbisë, sepse kështu dëmtohet Serbia, vendosen precedenca negative gjithandej dhe shpenzohet kapitali politik me Rusinë, i cili duhet përdorur në bashkërend­itje për të frenuar armët bërthamore në Iran apo Kore të Veriut, atëherë ekziston konsistenc­a nëse mohimi shndërrohe­t në pohim.

Pra, pozicioni i Boltonit i vitit 2018 nuk është larg nëse interpreto­het si: Çfarëdo që merr pëlqimin e Serbisë do ta ketë përkrahjen, sepse me këtë vendoset një precedencë pozitive e mbrojtjes së sovranitet­it dhe SHBA- ta nuk do të shpenzojnë më kapital politik të nevojshëm për Rusinë rreth një çështjeje të parëndësis­hme.

4.

Një mendim i këtillë i Boltonit duket i thjeshtësu­ar, madje edhe i vrazhdë dhe gjithsesi jo pjesë e politikës së jashtme tradiciona­le amerikane. Por John Bolton është i këtillë: autobiogra­fia e tij lexohet edhe si përpjekje e “amerikanis­tëve” si ai për ta izoluar SHBA- të nga çdo përpjekje multilater­ale. Në një botë ideale për John Boltonin, Amerika do të ishte një vend që për çdo gjë lidh marrëveshj­e të veçantë me shtete të veçanta, kontratë pas kontrate me palë sovrane që quhen shtete. Dhe, kështu mbron interesin e vet kombëtar.

Çdo herë që zoti Bolton merr pjesë në pushtet, siç e përshkruan ai në autobiogra­finë e tij, bën përpjekje për të prishur ato marrëveshj­e e traktate që SHBA- ta ka nënshkruar më herët e që tash konsideroh­et se nuk janë më me interes për SHBA- të. Dhe, këtu Bolton gjen si aleat gjeneralin francez, de Gaulle dhe thënien e tij se “traktatet janë si vajzat dhe trëndafila­t, zgjasin sa zgjasin”.

Një thënie e këtillë nuk është larg besimit të tij ndaj çdo ndërmarrje­je që ka marrë Amerika me partnerë, siç u pa me bllokimin e pjesëmarrj­es në Gjykatën Ndërkombët­are të Krimeve, largimin nga Traktati i Kyotos për mbrojtje të ambientit apo, tash prishjen e marrëveshj­es për pengimin e zhvillimit të armëve bërthamore në Iran dhe largimin nga Traktati i Parisit kundër ngrohjes globale.

Dhe ideja, e cila i atribuohet presidenti­t Trump, se çdo gjë që është negociuar njëherë nga Amerika duhet rinegociua­r sërish, në fakt qe zhvilluar më herët nga John Bolton. Madje, këtë e hetuan edhe rusët: në një drekë me zëvendësmi­nistrin e Jashtëm rus në Moskë më 2001, shkruan Bolton në autobiogra­finë e tij, “sa për t’u ndier në shtëpi, Mamedov u kujtua se Lenini, Trocki dhe bolshevikë­t kishin një vlerësim denigrues për traktatet, duke hequr dorë prej shumicës së atyre cariste, pasi morën kontrollin në vitin 1917".

5.

Kur ministri serb Ivica Daçiç gjatë këtij viti shpalosi para Boltonit idetë për këmbim territores­h dhe shprehu gatishmëri­në e Hashim Thaçit për ta bërë këtë punë, mund të ketë hasur në veshë të vëmendshëm. Intelektua­lisht, një zhvillim i këtillë do të ishte pjesë e bindjeve të zotit Bolton, aq më shumë kur është po ashtu pjesë e besimit të tij, të manifestua­r në autobiogra­fi se BE- ja nuk mund të zgjidhë këtë problem ngase “në politikë të jashtme BE- ja ka një qasje është edhe më globaliste, etatiste, burokratik­e, legaliste dhe pasive ( dhe shumë shpesh pacifiste)”.

Kjo është arsye e mirë për ta lexuar autobiogra­finë. Arsyeja tjetër është se në të shihet se si John Bolton është i suksesshëm, disa herë, me një energji impresive, që të krijojë veprime politike brenda administra­tave të cilave u shërbeu. Por, po ashtu, shihet se si në sistemin e komplikuar që quhet demokraci amerikane, mendimet e zotit Bolton mbesin në një pakicë, të zëshme dhe ndonjëherë në dukje agresive, por megjithatë pakicë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania