PD publikon provat e reja: Si u manipuluan votat e 30 qershorit
Kaso: Prokuroria nuk ka kryer asnjë procedim penal
Partia Demokratike de noncoi dje me prova manipulimet e votimeve të 30 qershorit, të evidentuara sipas saj edhe në raportin final të OSBE- ODIHR- it. PD publikoi video nga më shumë se 5 qytete, ku tregohet se komisionerët e PS në 30 qershor plotësojnë dhe mbushin kutitë e votimit me fletë fiktive. Ish- deputeti Oerd Bylykbashi dhe sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, deklaruan se në 30 qershor procesi u manipulua jo vetëm në shifrat e pjesëmarrjes, por votat e pavlefshme u numëruan për llogari të PS- së. Bylykbashi foli për plotësim në mase të fletëve të votimit nga komisionerët dhe mbushje kutish. PD flet për vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PS- së si të vlefshme. Sipas demokratëve, pamjet e siguruara në qendrat e numërimit faktojnë mënyrën sesi ka ndodhur ky proces nga komisionerët socialistë, ku në KZAZ e Pogradecit dhe ajo e Urës Vajgurore janë rastet më flagrante të manipulimit. Transferimi i fletëve të pavlefshme në favor të kandidatëve të PS për kryetar bashkie është një tjetër shembull, sipas demokratëve, i manipulimit të procesit elektoral. Demokratët shprehen se të gjitha provat krahas OSBE- ODIHR i janë dërguar edhe prokurorisë, por sipas tyre, organi i akuzës nuk ka nisur ende asnjë hetim për shkelësit e ligjit dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.
PROVAT
Përmes një videoje ishdeputeti Oerd Bylykbashi tregoi se disa nga provat që tregojnë manipulimin janë fletët e votimit që janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë. "Grupet e numërimit dhe KZAZ- të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë
në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka fletë votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë", theksoi z. Bylykbashi. Më tej, ish- deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej edhe nga sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga
mazhoranca. "Ajo që është më e rëndë janë provat që kemi siguruar drejtpërdrejtë nga filmimet e tavolinave të numërimit që disponon KQZ ku rezulton se grupet e numërimit dhe KZAZ e kontrolluara vetëm nga PS kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme këto dalin nga filmimet që janë bërë. Shpeshherë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç, fletë votimi që janë numëruar
PLOTËSIMI
Ish- deputeti Bylykbashi foli për plotësim në masë të fletëve të votimit nga komisionerët dhe mbushje kutish. PD- ja flet për vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PSsë si të vlefshme.
jashtë kamerave të numërimit, janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi pa vulat e komisionit. Kutitë e votimit janë mbushur nga komisionerë socialistë për të arritur objektivin e PS dhe ju sot keni prova për këtë", theksoi z. Bylykbashi.
PARALAJMËRIMI
Demokratët akuzuan se votat e pavlefshme kanë shkuar për llogari të Partisë Socialiste, kjo në funksion jo vetëm të rritjes pjesëmar
rjes, por edhe votave në favor. Kemi rastin e KZAZ nr. 62 Ura Vajgurore, ku rezultati i publikuar përmes manipulimit nga KZAZ përkatëse është 8 035 vota, ndërkohë që nga numërimi një për një janë 5958. Sipas Bylykbashit dhe Kasos, raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR është lajmërimi për vdekjen e zgjedhjeve në Shqipëri. "Nuk ka parë vetëm problemet teknike të procesit zgjedhor, por ka hyrë në gurët e themelit që garanton demokracinë dhe provon se i tërë sistemi që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ka rënë dhe për rrjedhojë me 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Prej asaj date, kryeministri ka heshtur sepse askush nga qeveria nuk mund ta mbrojë. Është raporti më i keq që OSBEODIHR ka shkruar për zgjedhjet në Shqipëri", - theksoi z. Bylykbashi. Sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, akuzoi se prokuroria hesht para këtij krimi elektoral, edhe pse sipas tij, provat e manipulimit i janë referuar nga Partia Demokratike.