Gazeta Shqiptare

Ekspertë dhe agjentë hyjnë në Kadastrën e Vlorës, marrin dosje dhe informacio­ne të rëndësishm­e

-

Dita

e djeshme ka nisur me tensione në Kadastrën e Vlorës, për shkak të shkarkimev­e të fundit të drejtorit, nëndrejtor­it dhe shumë punonjësve. Mësohet se zyrtarët e shkarkuar nuk u lirojnë zyrën pasardhësv­e të tyre dhe kjo ka bërë që në këtë institucio­n të ketë një numër të madh policësh për të shmangur një përplasje të mundshme. Sipas të njëjtave burime se në ambientet e Kadastrës kanë hyrë ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik, të cilët kanë tërhequr disa informacio­ne dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur. "Brenda kanë hyrë ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik. Nuk dihet nëse ka hetim për dosjet, por burimet bëjnë me dije se ata kanë tërhequr disa informacio­ne dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur. Aty ndodhet edhe në automjet i Ministrisë së Brendshme, si dhe automjete të tjera me intensitet të lartë të policisë. Ky institucio­n është në qendër të vëmendjes", - bëjnë të ditur burimet. Sipas të njëjtave burime, mësohet se është ngritur një grup pune, që ka nisur të hetojë të gjitha pronat për të cilat ka pasur një zbatim vendimi. "Ka një grup pune, që ka nisur punën për të hetuar të gjitha pronat, për të cilat nuk ka pasur një zbatim vendimi. Në heshtje kemi mësuar se ka një lloj përplasjej­e mes deputetëve dhe drejtuesit të Kadastrës qendrore, sa u përket emërimeve të reja dhe atyre që ikën. Ajo që po shihet me vëmendje është fakti se janë shumë vendime, për të cilat nuk ka pasur zbatim. Drejtori ka nisur punën në Kadastër, ndërsa nëndrejtor­i nuk ka hyrë ende në zyrë", theksuan burimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania