Gazeta Shqiptare

Kriza, Meta: Opozita gaboi dy herë, Rama kapi çdo pushtet

"Në Gjermani vendos Bundestagu, këtu vendos Rama"

-

Presidenti Ilir Meta foli dje me tone të ashpra ndaj opozitës, teksa përmendi dy arsyet kryesore, pse është shumë i pakënaqur me të. Meta e konsideroi të gabuar lënien e mandateve dhe se nuk e dëgjoi as për reformën në drejtësi, pasi sipas tij, duhet të kishte dalë me një platformë. "Opozita duhet të kishte dalë prej kohësh me një platformë të saj për këtë reformë. Ajo që i kam kërkuar prej dy vitesh është se opozita duhet të ketë një platformë",- tha Meta.

TAKIMI

Presidenti Ilir Meta, teksa foli dje për vizitën e kryeminist­rit Rama me Kancelaren Merkel, tha se uron që të "hapim gotën e shampanjës" për negociatat, por shtoi se në fund fare, vendimin e merr Bundestagu. I ftuar në SyriTV, Presidenti u shpreh se Gjermania nuk e ka aq të fortë Kancelaren. "Jam shumë i lumtur për këtë takim shumë të mrekullues­hëm të Ramës me Merkel por, meqenëse Gjermania ka pasur një kancelar që pas Rajshatagu­t, Gjermania nuk e ka edhe aq të fortë kancelaren sa ç'e kemi ne kryeminist­rin në raportet me kryeminist­ër me parlamenti­n. Në fund fare vendimi merret nga Bundestagu dhe Bundestagu i ka bërë të gjitha përpjekjet maksimale që t'i japë më qershor, por në tetor. Unë shpresoj që të gjithë këto kushte të jenë realizuar dhe të hapim gotën e shampanjës",- tha Meta. I pyetur nëse ka pasur trysni nga Gjermania për dekretin që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Meta tha se nuk trysnohet nga asnjë njeri dhe se vendimi ishte marrë nisur nga situata ku ndodhej vendi. "Trysnohem vetëm nga përgjegjës­itë që kam si President, kështu që në vendimin tim nuk ka lidhje asnjë faktor i huaj, ka lidhje me detyrimet që vendi duhet të plotësojë. Edhe pa këto votime, apo zgjedhje, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet të kaluara, kishte probleme me mos

ndëshkuesh­mërinë e dosjeve, mendo me këtë situatë. Vizita në Gjermani ishte e planifikua­r, po kjo nuk ka lidhje me takimin, ka lidhje vetëm me çështjet e brendshme",- u shpreh Pres

AKUZA

Presidenti Ilir Meta, ndërsa u ndal sërish tek hapja e negociatav­e, tha se vendimin final në Gjermani e merr Bundestagu dhe se atje

ZGJEDHJET

"Konventa Europiane e të Drejtave Evropiane e ka bërë shumë të qartë detyrimin për zgjedhje të lira dhe Gjykata e Strasburgu­t e ka bërë shumë të qartë se çfarë do të thotë zgjedhje dhe votime. Do Zoti që njerëzit të mos na hedhin në gjyq në Strasburg se do na mjaftonin ato gjyqet e tjera", - tha Meta.

nuk është final i takon Bundestagu­t dhe se në Gjermani nuk funksionin si në vendin tonë ku, sipas Metës, për çdo gjë vendos Kryeminist­ri Rama. "E para, edhe njëherë BE është një për

PROGRAMI EKONOMIK, KRYEMADHI

Kryetarja e LSI- së, e shoqëruar nga sekretari i përgjithsh­ëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetar­i i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbise­duar dhe ka dëgjuar shqetësime­t e qytetarëve. Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problemati­kat që ata i ngritën Kryemadhit. Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë, ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi, duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.

pjekje e vazhdueshm­e për stabilitet, për integrim. Së dyti, do të thotë qartë që vendimi do të merret më 18 tetor. Ne mezi po presim çeljen e negociatav­e. Atje vendos Bundestagu. Nuk është si këtu që është Rama. Ku të gjithë këtu duke filluar nga KQZ, Kolegji Zgjedhor e me radhë janë kapur nga Rama dhe bëjnë çfarë t'u thotë ai. Por natyrisht duhet të presim edhe pak për këtë. Ka gjëra që zgjidhen me lobime, ka gjëra që nuk zgjidhin me lobime. OSBE ODIHR p. sh. nuk pranon lobime se nuk mund të vërë në diskutim integritet­in e saj", u shpreh Presidenti. Ndërsa u ndal te Komisioni i Venecias, Meta tha se u shpreh se ka mbrojtur Kushtetutë­n në mënyrën më perfekte. "Unë kam mbrojtur Kushtetutë­n në mënyrë të shkëlqyer dhe qeveria ka bërë shumë mirë që e ka ftuar Komisionin e Venecias. Unë e kam mbrojtur Kushtetutë­n në mënyrën më perfekte. Unë mund t'ju them këtë që Konventa Europiane e të drejtave Evropiane e ka bërë shumë të qartë detyrimin për zgjedhje të lira dhe Gjykata e Strasburgu­t e ka bërë shumë të qartë se çfarë do të thotë zgjedhje dhe votime. Do Zoti që njerëzit të mos na hedhin në gjyq në Strasburg se do na mjaftonin ato gjyqet e tjera",- tha Meta.

I pyetur në studion e "Syri. net", nëse do të jepte dorëheqjen nga posti i Presi

dentit, nëse Komisioni i Venecias del në përfundimi­n se ai ka shkelur Kushtetutë­n, kreu i shtetit ka deklaruar hapur se do ta dorëzonte patjetër detyrën.

"Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutë­n, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeminist­ër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutë­n dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë "ka zhdekretua­r". Unë kam bërë një punë normale, kam zhdekretua­r dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidenti­t. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për Komisionin Hetimor Parlamenta­r të ngritur nga mazhoranca për të hetuar vlefshmëri­në e dekreteve të tij për të rrëzuar 30 qershorin si datë zgjedhjes vendore. Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata Kushtetutë­n, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutë­n.

Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania