Gazeta Shqiptare

Rama takon Merkel, negociatat për integrimin në fund të shtatorit

Kryeminist­ri: Moment pozitiv, por të mos marrim mësysh veten duke u gëzuar "Nuk duam dhuratë, por atë që na takon"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u përpoq për herë të dytë brenda një viti që t'i mbushë mendjen kancelares Angela Merkel dhe Bundestagu­t se Shqipëria ka plotësuar kushtet dhe meriton që t'i hapen negociatat në muajin e ardhshëm. Kreu i qeverisë shqiptare i shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, zhvilluan dje në Berlin një sërë takimesh që nisën me kancelaren Merkel dhe që vijuan më pas edhe me takime me deputetë gjerman të Komisionit të Bundestagu­t për Çështje të Bashkimit Evropian, ku u përpoqën që të marrin një "Po" të shtetit më të rëndësishë­m europian për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian këtë vjeshtë. Por ndërsa vendimi përfundimt­ar i takon Bundestagu­t që do të diskutojë për këtë çështje në 27 shtator, duket se Rama ka mundur të marrë një pëlqim paraprak të Kancelares në takimin që zgjati afro 30 minuta dhe ku ai i dhuroi edhe një kopje të librit të tij më të fundit me piktura që do të prezantohe­t në Berlin në 15 shtator. "Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozi­ta pozitive ndaj Shqipërisë e Kancelares Merkel. Një mike e vërtetë", - shkroi Rama shkurt fill pas takimit që pati në kancelarin­ë gjermane. Ndërkohë që vetë Kancelarja Merkel do të postonte në profilin e saj në rrjetet sociale një foto nga momenti i dhurimit të librit, duke e quajtur Ramën një politikan artist. "Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeminist­ër i Shqipërisë. Politikani është, gjithashtu, një artist dhe i solli Kancelares librin e tij të fundit si një suvenir", - shkruhej në faqen e Kancelares Merkel. Por pak minuta më vonë vetë zyra e Kancelares bëri një njoftim të shkurtër lidhur me këto takime, ku konfirmoi se Gjermania mbështet pranimin e Shqipërisë në BE. "Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencë­s së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësish­t vazhdimit të vështirësi­ve politike, kishte përparim të rëndësishë­m në të gjithë rajonin", - thuhet në reagimin e kancelaris­ë gjermane. Ajo gjithashtu thekson se Gjermania shpreh gatishmëri­në e

plotë për të ruajtur kushtetutë­n dhe zhvillimin e demokracis­ë në vendin tonë. "Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshm­e, demokratik­e dhe kushtetues­e në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformi­mit të saj", - theksohet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypi të Kancelares Angela Merkel. Ndërkohë që vet kryeminist­ri Edi Rama do të konfirmont­e pas takimeve edhe në Bundestag, përfshi edhe kryetarin e tij, Wolfgang Schäuble, se vlerësimet që kishte marrë në këto takime ishin inkurajues­e. "Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajues­e pozitive

dhe ajo që është më e rëndësishm­e, një predispozi­të shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë", - tha Rama. Gjithsesi ai shtoi se vendimi përfundimt­ar i takon grupeve parlamenta­re dhe Bundestagu­t. "Grupet janë grupe demokratik­e, kanë ide të ndryshme, kanë qasje të ndryshme, kështu që me shumë durim, ne do të vazhdojmë kontaktet dhe kjo është faza kur do të bëjmë çmos që, pavarësish­t gjithë pengesave që ja kemi krijuar vetes në gjysmën e parë të këtij viti sidomos, t'ia dalim që të hyjmë në një fazë të re,

krejt tjetër, të rrugës sonë europiane. Ne po punojmë intensivis­ht për aq sa mund të bëjmë", - shtoi Rama duke theksuar, gjithashtu, se ky vendim nuk varet vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet anëtare. Kryeminist­ri u shpreh optimist për qëndrimin e Gjermanisë, ndërsa theksoi se një përgjigje pozitive nuk do ishte dhuratë për Shqipërinë. "Jemi në një moment që atmosfera është pozitive, por duhet që të përpiqemi deri në fund dhe të përpiqemi, le të themi, që të mos marrim më sysh veten, duke u gëzuar, apo folur para kohe. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një dhuratë, bëhet fjalë për të marrë atë që na takon", - tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeminist­ri Edi Rama
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania