Gazeta Shqiptare

Krichbaum: Procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të ndahet

-

Parlamenta­ri

gjerman kristiande­mokrat, Günter Krichbaum nuk përjashton mundësinë që Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri të ecin në dy rrugë të ndara sa i përket procesit të integrimit. Në një intervistë për Deutche Welle, deputeti gjerman theksoi se secili shtet duhet të vlerësohet sipas meritës dhe ndaj e sheh si të mundshme që procesi integrimit të ndahet për dy shtetet ballkanike fqinje. "Siç thashë ne Bundestagu gjerman jemi duke u këshilluar edhe për Shqipërinë. Sa i përket pyetjes për ndarje mund të them se që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, me 10 plus 2 shtete, më 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimev­e që bëjnë vetë, me të ashtuquajt­urën "principle of own merit". Prandaj vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet. Nuk po flasim për fillimin e bisedimeve për kapitujt e pranimit, se ky është hapi i dytë. Ky ' principle of own merit', është një princip i BE dhe secili vend vlerësohet për sukseset e veta", - tha Günter Krichbaum. Ndërkohë që ai ka veçuar në vlerësimin e vet, pozitën e favorshme në të cilën ndodhet Maqedonia në këtë proces. "Unë mendoj se përpjekjet që po bën Maqedonia Veriore vlerësohen, sepse me Marrëveshj­en e Prespës u arrit të zgjidhet një konflikt shumë vjeçar me Greqinë. Ky sukses vlerësohet. Por nuk duhet harruar që vazhdojnë të ekzistojnë sfida të mëdha përpara, si për shembull reforma e sistemit të drejtësisë, ose që ekonomia duhet të zhvillohet në mënyrë që të tërheqë investimet direkte. Dhe shumë fusha të tjera duhen zhvilluar sipër shembull liria e shtypit dhe gazetaria. Të gjitha këto janë fusha që dihen, dhe ku priten përparime. Ne nuk po flasim për pranim në BE këtë vit, por po flasim për fillimin e bisedimeve të pranimit. Ky do të jetë një proces i gjatë, ku duhet patur shumë durim", - tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania