Gazeta Shqiptare

Takimi, DW: Gjermania një "Po" me kushte për Shqipërinë

-

Media

gjermane Deutsche Welle ka pasqyruar me detaje vizitën e Ramës në Berlin, ndërsa ka paralajmër­uar për një "Po" me kushte të Gjermanisë lidhur me vendimin për hapjen e negociatav­e në mes të tetorit. Ajo i referohet takimit të Ramës dhe Cakajt në Komisionin e Bundestagu­t për Çështje të Bashkimit Evropian ku sipas saj, kryeminist­ri shqiptar, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve gjermanë për sfidat që rezultojnë nga vërejtjet e progresrap­ortit. Për shumë deputetë të CDU/ CSU- së shmangja e disa prej këtyre mangësive janë kushte, për çeljen e kapitujve të negociatav­e. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, përpjekjet në luftën kundër korrupsion­it dhe të krimit të organizuar, sidomos atij të drogës dhe realizimi i reformës zgjedhore. Ky ishte konsultimi i fundit i deputetëve në Bundestag, para se të krijonin opinionin për Shqipërinë, të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta hedhin në votë në datën 27 shtator. Ajo raporti se socialdemo­kratët dhe të gjelbrit, të cilët e kanë shprehur qysh herët qëndrimin e tyre pro çeljes së negociatav­e, ky dëgjim nuk solli ndonjë ndryshim në opinion. Deputeti socialdemo­krat Christian Petry, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është duke finalizuar kompromisi­n me kristiande­mokratët dhe kristianso­cialët. Sipas Petryt "po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një "Po, me kushte". DW mëson nga qarqet e CDU/ CSU- së se dëshira e Kancelares Angela Merkel është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së toku në procesin çeljes së negociatav­e. "Shanset duken të mira që Kancelarja kësaj radhe t'ua mbushë mendjen edhe kolegëve më skeptikë të saj që ta shohin Shqipërinë me sy më pozitiv dhe të japin "po"- në e premtuar qysh në qershorin e vitit 2018", - shkruan DW.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania