Gazeta Shqiptare

Kriza, BE fton partitë për dialog: Filloni me reformën zgjedhore

"Javët dhe muajt në vijim, kyçe për Shqipërinë"

- Valentina Madani

Ambasadori i Bash kimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, apeloi sërish dje për dialog mes mazhorancë­s dhe opozitës, me qëllim që Shqipërisë t'i hapet rruga drejt integrimit evropian. Sipas Sorecës, reforma zgjedhore duhet të jetë pikënisja e dialogut mes opozitës dhe mazhorancë­s, me qëllim zgjidhjen e krizës politike. Luigi Soreca u bëri të qartë palëve politike se ulja në tryezën e dialogut të palëve politike do të ndihmonte dhe çeljen e negociatav­e. "Ju e dini që ne u kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta, thirrjet për dialog muajt e fundit. Më lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishm­e dhe kjo është edhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishm­e edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësue­sve të tyre. Kjo do të bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombët­are. Çelja e negociatav­e do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëv­e duan që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë, që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri, që do të thotë që të gjithë politikanë­t duhet të përfshihen në këtë dialog", theksoi z. Soreca. Ambasadori i BE- së shpreson në një vendim pozitiv për çeljen e negociatav­e. "Ne jemi të bindur se do të jepet një motivim shtesë për institucio­net shqiptare. Çelja e negociatav­e nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që do të na çojë përpara", - u shpreh diplomati i BE- së. Luigi Soreca u shpreh optimist për një lajm pozitiv për Shqipërinë. "Në tetor mund

të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqipërisë. E rëndësishm­e është prania e Tusk këtu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshj­eje vjen në një moment të rëndësishë­m. Besoj se Shqipëria ka pasur një ecuri shumë të mirë. Topi kalon në kampin e Këshillit Europian. Jemi në një moment shumë të rëndësishë­m, reforma në drejtësi do të sjellë ndryshime të forta", theksoi ambasadori Soreca. Diplomati evropian e vuri theksin te reforma në drejtësi, për të cilën tha se javët në

TAKIMI

"Falënderov­a ambasadori­n Soreca për mbështetje­n e tij për reformën zgjedhore dhe shpreha nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërf­shirës dhe më demokratik. Gjithashtu, diskutuam edhe mbi organizimi­n e ' Shkollës Europiane', që organizohe­t nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, aktivitet që çdo vit është mbështetur edhe nga delegacion­i i BE- së në Shqipëri", - shkruan deputetja Hajdari.

vijim janë kyçe për Shqipërinë. "Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë, pasi ne jemi shumë afër krijimit të SPAK dhe BKH. Gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm po diskutojnë si mund të ndiqet lufta kundër korrupsion­it

dhe krimit të organizuar", u shpreh Luigi Soreca. Ambasadori i BE- së firmosi marrëveshj­en financiare IPA 2018 me qeverinë shqiptare, duke akorduar 94 milionë euro që do të investohen në disa fusha, teksa kryesorja dhe ku do të shkojë pjesa më

e madhe është drejtësia dhe institucio­net e reja që po ngrihen. "94 mln euro që i akordohen Shqipërisë për luftën kundër korrupsion­it, krimit dhe reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsion­it janë përparësi".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania