Gazeta Shqiptare

Komisioner­i Hahn: Liria e shprehjes është elementi kryesor i sundimit të ligjit

"S'ka integrim pa lirinë e medias"

-

Vendet

e Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhen pjesë e BEsë pa një media të lirë dhe gazetari të pavarur. Ky është mesazhi i qartë që vjen nga Brukseli, ndërsa në Podgoricë po mbahet edicioni i tretë i ditëve të medias. Në një video- mesazh drejtuar rreth 350 pjesëmarrë­sve në këtë konferencë, komisioner­i për zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se liria e shprehjes është elementi kryesor i sundimit të ligjit. "Nuk mund të ketë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian pa ruajtur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes! Kjo është arsyeja pse ne po fillojmë dhe mbarojmë procesin e pranimit me kapitujt 23 dhe 24 të sundimit të ligjit. Liria e mediave është një element kryesor i sundimit të ligjit në qendër të Strategjis­ë së Ballkanit Perëndimor të BE- së. Kjo është konferenca e fundit për lirinë e medias në mandatin tim, por ju premtoj që edhe në ' portofolin' e ri, Ballkani Perëndimor do të jetë një prioritet", deklaroi z. Johannes Hahn. Drejtori i përgjithsh­ëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit, Christian Danielsson deklaroi se sipas raporteve të Komisionit Evropian, situata e mediave në Ballkanin Perëndimor është fusha ku përpjekjet korrigjues­e dhe veprimet pozitive të politikës janë më të nevojshme. Danielsson gjithashtu theksoi se liria e shprehjes dhe ajo e mediave janë të panegociue­shme për vendet që synojnë të integrohen në union. BE do të akordojë një fond 20 milionë eurosh në funksion të zbatimit të programeve rajonale dhe bilaterale të ndihmës për mediat në Ballkanin Perëndimor.

NJOFTIM PËR SHITJE ME ANKAND

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania