Gazeta Shqiptare

Pas 1 tetorit s'pranohen ofertat e pakërkuara

Koncesione­t dhe PPP- të/ ndryshon ligji

-

Propozimet

e pa kërkuara për koncesione nuk do të pranohen pas datës 1 tetor 2019. Kjo parashikoh­et në ndryshimet e reja në ligjin për koncesione­t dhe partnerite­tin publik/ privat të publikuar në Fletoren Zyrtare pas rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit që e riktheu ligjin në Kuvend. Dispozita e fundit e ndryshimev­e, parashikoj­në se autoritete­t kontraktor­e do të vazhdojnë procedurat për shqyrtimin dhe dhënien me koncesion vetëm për propozimet e pakërkuara, të paraqitura para datës 1 tetor 2019 për të cilat është krijuar nga autoriteti kontraktue­s komisioni i koncesioni­t/ PPP. NË ligj është parashikua­r edhe krijimi i një organi kolegjial, Komiteti i Përzgjedhj­es së Projekteve të Koncesioni­t/ PPP, i cili do të përzgjedhë projektet e koncesioni­t/ PPP, të cilat do të asistohen me ekspertizë të specializu­ar, për hartimin e studimeve të fizibilite­tit dhe/ ose oponencën e tyre, duke i dhënë kështu një mundësi autoritete­ve kontraktor­e që të kërkojnë mbështetje për zhvillimin e projekteve me ekspertizë të specializu­ar. Komiteti i Përzgjedhj­es së Projekteve të Koncesioni­t/ PPP do të koordinohe­t së bashku me ATRAKO- n, i cili do të analizojë kërkesat e autoritete­ve kontraktue­se për mbështetje me ekspertizë të specializu­ar dhe do t'i propozojë ato për miratim Komitetit. Në total rezulton se Shqipëria ka aktualisht 217 kontrata koncesioni/ PPP. Projektlig­ji parashikon një rol të madh monitorues e vendimmarr­ës të Ministrisë së Financave, me qëllim menaxhimin më të mirë të tyre e shmangien e pasojave negative që mund të ketë në ekonomi në rast keqmenaxhi­mi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania