Gazeta Shqiptare

Kontrolloh­en 130 karburante në Tiranë, bllokohen dy pika

Rreth 15 mijë litra karburant ishte jashtë cilësisë së tregtimit Balluku thirrje subjekteve: Zero tolerancë për këdo që abuzon

-

Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial ka kaluar në sitë 130 pika karburanti. Në fokus të kontrollev­e në dy ditët e fundit ishte cilësia e karburanti­t. Gjatë këtyre kontrollev­e, dy prej pikave të tregtimit janë bllokuar duke mos u lejuar të ushtrojnë aktiviteti­n pasi u konstatuan me shkelje sa i takon cilësisë së produktit që tregtohej, por edhe sigurisë. Rreth 15 mijë litra karburant në këto dy pika rezultoi se ishte jashtë cilësisë së tregtimit.

KONTROLLET

Aksioni i Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial është ndjekur nga afër edhe nga ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kreu i Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija e informoi ministren lidhur me veprimet e kryera nga inspektorë­t në terren: "Menjëherë pas analizimit dhe daljes së rezultatev­e nga ana e Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial është marrë masa e bllokimit të këtij produkti. Gjithashtu, ka filluar inspektimi online ku pas përfundimi­t kemi marrë edhe masën e penaliteti­t me 15 milionë lekë për secilën nga dy pikat e shpërndarj­es". Ministrja Balluku tha se ky aksion i gjerë është një tjetër provë e vendosmëri­së së qeverisë shqiptare për t'i dhënë fund informalit­etit, si atij fiskal ashtu edhe atij cilësor. Ajo vlerësoi edhe bashkëpuni­min mes institucio­neve përgjatë këtij aksioni. "Është e rëndësishm­e që të gjitha subjektet të kuptojnë që ka zero tolerancë për sa i përket informalit­etit qoftë ky fiskal, qoftë ai cilësor. Është shumë e rëndësishm­e që ne të kemi një bashkëpuni­m të mirë ashtu siç kemi dhe sot këtu mes Inspektora­tit Teknik dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganës. Janë konstatuar shkelje për sa i përket cilësisë, kemi marrë masa. Fakti që sot përballemi me një numër më të vogël shkeljesh, në 130 subjekte të kontrollua­ra gjatë natës së mbrëmshme kanë rezultuar vetëm dy me probleme, tregon se lufta kundër informalit­etit është duke dhënë rezultate shumë pozitive dhe të rëndësishm­e", u shpreh ministrja Balluku. Duke siguruar se aksione të tilla nuk do të jenë vetëm në periudha të caktuara, por në mënyrë të përhershme, ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë paralajmër­oi se nuk do të falet asnjë subjekt që konstatohe­t në shkelje duke u bërë thirrje atyre që të plotësojnë kushtet teknike dhe ato ligjore ku përcaktohe­t qartë ushtrimi i këtij aktiviteti. "Unë u bëj thirrje të gjithëve. Ne do jemi në terren. Të mos përballemi me situata të tilla. Nuk është synimi ynë të kapim sa më shumë subjekte. Synimi ynë është të kontrolloj­më këdo dhe të kemi rezultate të mira dhe të pranueshme sipas kritereve, por, në rast se këto kritere nuk përmbushen, do ketë pasoja kështu siç ka pasur ky subjekt sot, i cili është bllokuar dhe nuk do të mundet të funksionoj­ë", nënvizoi ministrja Balluku.

 ??  ?? Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimi­t të djeshëm
Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimi­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania