Gazeta Shqiptare

Ekstradohe­t nga Danimarka i akuzuari për vrasjen e "Nardit të Bujtinave" në Theth

Ngjarja në Grudë, akuzohen edhe 2 vëllezërit Toma

-

TIRANË - Gjashtë muaj pas vrasjes së Nard Polisë, i njohur ndryshe si "Nardi i Bujtinave" në Theth është ekstraduar nga Danimarka autori i vrasjes, Kristjan Sulaj ( Martini). Ndërkohë që në mars janë arrestuar tre bashkëpunë­torët, vëllai i tij së bashku me dy persona të tjerë. E kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35- vjeçarit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga specialist­ët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen­i i shtetasit Kristian Sulaj, alias Kristian Martini. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, në bashkëpuni­m. Në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar tre persona, që ndihmuan në vrasjen e "Nardit të Bujtinave". Bëhet fjalë për shtetasit Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma 29 vjeç ( vëllezër) dhe 20- vjeçari Alfred Martini ( vëllai i Sulajt). 27- vjeçari Kristjan Sulaj arriti që të arratisej menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi dhe më pas në Danimarkë. Vëllai i autorit, Alfred Martini, deklaroi pas arrestimit se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se çfarë do të bënte. Vëllezërit Toma janë shprehur se i dhanë makinën tip "Audi" vëllait të Alfredit, pra autorit të vrasjes, por nuk e dinin se çfarë kishte planifikua­r, ndërsa më pas makinën ua kishe sjellë Alfredi. Megjithatë gjykata i la në burg.

NGJARJA

Shtetasi Kristian Sulaj është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20 mars të këtij viti, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administra­tive Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi Nard Polia, i njohur ndryshe si "Nardi i Bujtinave". Menjëherë pas ngjarjes, Sulaj ka kaluar në njërën prej pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi dhe më pas është kapur në Danimarkë. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë.

 ??  ?? Viktima Nard Polia
Viktima Nard Polia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania