Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj Lul Berishës, kosovari: Më kërkuan ta vrisja, ja pse u vetëplagos­a

"Unë erdha për punë në Tiranë, disa persona më kërcënuan me familjen" Ahmet Ajeti mohon akuzën te Krimet e Rënda: Na mbyllën në një hotel, për të shpëtuar qëllova veten

-

Ahmet Ajeti nga Kos ova, i akuzuar për at entatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005 ka dëshmuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjatë seancës gjyqësore, Ajeti, i cili ka nisur rigjykimin pas dënimin në mungesë me 20 vjet burg për "tentativë vrasje", ka deklaruar se disa persona i kanë kërkuar të vrasë duke e kërcënuar me familjen e tij, por se nuk kishte pranuar. Për këtë arsye, ai ka deklaruar se është vetëplagos­ur. "Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri, pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin, të cilin e njihja që nga viti 2001. Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë. Aty takuam dy persona, të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës. Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje. Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre. Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi. Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin", ka rrëfyer Ajeti. Ndërkaq, ai u shpreh se më pas është vetëplagos­ur në bark dhe ka deklaruar për policinë se është plagosur gjatë një sherri. "Por ne nuk

donim të bënin vrasje. Ata na thanë s'keni shpëtim pa kryer veprën penale. Atëherë vendosa të vetësakrif­ikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare, unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagos­a në anën e majtë në bark. U vetëplagos­a, pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri, pasi jam kryefamilj­ar dhe vëllain e kam invalid të luftës. Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet, vëllain nuk do ta shikosh më. Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi. Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe më plagosën. Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam", ka deklaruar Ahmet Ajeti. Gjithashtu, Ajeti pohoi se nuk njeh asnjë nga personat që përmenden nga prokurori dhe që janë dënuar si pjesë e bandës së Durrësit. Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik të vitit të kaluar nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Dyshohet se ekzekutimi­n e Lulzim Berishës në vitin 2005, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale, të cilët një dekadë më parë përplasesh­in mes tyre. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë. Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturua­r kriminal, ndërsa u lirua me kusht nga drejtësia shqiptare.

 ??  ?? Ahmet Ajeti në gjykatë
Ahmet Ajeti në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania