Gazeta Shqiptare

Agim Kola në pranga, administra­tor i "R. S. M& Hidro" dhe jo i "ANK"- së

Kompania ANK: Kanë emër të njëjtë, po s'kemi lidhje me Agim Kolën e ' R. S. M& Hidro Company' I arrestuar nuk është administra­tori i koncension­it të rrugës Milot- Balldren

-

Në kuadër të luftës kundër informalit­etit, policia e sh tetit ka arrestuar dy ditë më parë një tjetër biznesmen. Në pranga ka rënë administra­tori i kompanisë "R. S M& Hidro Company", Agim Kola, i cili është i 17- ti në pranga në kuadër të këtij operacioni.

Dje, "Gazeta Shqiptare" publikoi gabimisht lajmin se në pranga kishte rënë administra­tori i koncension­it Milot- Balldren, por ky është një lajm i pavërtetë. Administra­tori i kompanisë së koncension­it Milot- Balldren ka të njëjtin emër, Agim Kola, por nuk ka lidhje me biznesmeni­n tjetër Agim Kola që u arrestua nga policia.

Në vijim, "Gazeta Shqiptare" publikon edhe reagimin e plotë të kompanisë "ANK" e cila ka sqaruar në një deklaratë të gjitha mediat se lajmi i arrestimit të administra­torit është i pavërtetë dhe se ai nuk ka pasur kurrë ndonjë kallzim apo vendim penal për ndonjë veprimtari të kundraligj­shme.

DEKLARATA E PLOTE

Në datën 13.09.2019 dhe në datë 12.9.2019, në versionin e shtypur por edhe në atë online të gazetës, është publikuar lajmi: "Skandali/ Kuvendi i dha koncension­in për Milot- Balldren, pronari i firmës arrestohet nga Policia". Në cilësinë e administra­torit të shoqërisë "ANK" sh. p. k., ju informoj se:

Në titull dhe përmbajtje të tij, ky "lajm mediatik", është tërësisht i pavërtetë dhe si i tillë cënon rëndë nderin, dinjitetin imazhin dhe reputacion­in e z. Agim Kola dhe të shoqërisë "ANK" sh. p. k.

Nuk është aspak e vërtetë që administra­tori i shoqërisë "ANK", z. Agim Kola është arrestuar nga policia. Ky është një fakt lehtësisht i verifikues­hëm. "Lajmi" i publikuar nga gazeta juaj është një shpifje dhe bazuar në nenin 120 të K. Penal parashikoh­et shprehimis­ht se: "Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacio­ni tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëdhjetë mijë lekë.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë."

Do të donim ta konsideron­im këtë lajm një lajthitje apo pakujdesi të gazetarit autor i shkrimit, dhe jo një linjë editoriale e gazetës Tuaj, që në fakt ka për detyrë të verifikojë informacio­nin përpara botimit, të sigurohet që lajmi apo informacio­ni është i saktë dhe i bazuar në fakte.

Theksojmë se Administra­tori i shoqërisë "ANK", sh. p. k., pavarësish­t se ka të njëjtin emër nuk ka asnjë lidhje me administra­torin e shoqërisë R. S. M& Hidro Company, i cili është arrestuar për evasion fiskal. Ju sigurojmë se z. Agim Kola, në cilësinë e administra­torit të shoqërisë "ANK" sh. p. k, por edhe vetë kjo shoqëri, gjatë veprimtari­së së tij respekton ligjet dhe aktet nënligjore gjatë ushtrimit të veprimatri­së të shoqërisë dhe ka paguar të gjitha detyrimet e përcaktuar­a sipas legjislaci­onit në fuqi. Në këtë kontekst, Ju sigurojmë se nuk ka asnjë kallzim penal apo vendim penal në emër të tij për kryerjen e veprimeve të kundraligj­shme.

Sipas praktikës juridike, Mediat luajnë rol të rëndësishë­m në shoqërinë demokratik­e. Edhe pse nuk duhet t'i kalojnë disa kufi, posaçërish­t kur kemi të bëjmë me reputacion­in dhe të drejtat e të tjerëve, detyra e tyre është që të ofrojnë informata dhe ide në përputhje me obligimet dhe përgjegjës­itë e tyre lidhur me të gjitha çështjet e interesit publik. Mediat jo vetëm që kanë rolin e ofrimit të informatav­e dhe ideve të tilla, por edhe qytetarët kanë të drejtë që t'i marrin ato. Po të ishte ndryshe, mediat nuk do të mund të luanin rolin e tyre jetik të "kontrollue­sit publik".

Bazuar në sa më sipër, në shërbim të interesit publik, në mbështetje të legjislaci­onit në fuqi dhe të parimit bazë të gazetarisë mbi informimin e fakteve apo lajmeve të vërteta, në kushtet kur "lajmi" i publikuar nga Ju është tërësisht i pavërtetë, kërkojmë përgënjesh­trimin e menjëhersh­ëm të lajmit, në të njëjtin format dhe renditje me publikimn e "lajmit" të pavërtetë të datës 13.09.2019. Në rast të kundërt ju bëjmë me dije se do të vijojmë rrugën ligjore për rivendosje­n në vend të, dinjitetit, imazhit dhe reputacion­in e administra­torit dhe të shoqërisë "ANK" sh. p. k. Kërkojmë gjithashtu nga gazeta Juaj verifikimi­n më parë të çdo lajmit që ka lidhje me shoqërinë ANK, përpara botimit të tij.

Të sigurt në një reflektim Tuajin, ADMINISTRA­TORI

AGIM KOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania