Gazeta Shqiptare

Ardian Vehbiu

Vargonjtë e fjalës në totalitari­zmin shqiptar "Gjuha e thyer, gjuha që thyen", ç'i shquante politikat dhe qëndrimet ndaj lirisë së fjalës, në Shqipërinë totalitare

-

M' u hap njëfarësoj rruga për të hulumtuar më tej dukuri të tilla si censura, auto- censura, dosja si një lloj ligjërate e zhdrejtë, përgjimi e spiunimi, thashethem­i, raportimi, teoritë e komplotit, paranoja, indoktrini­mi, dizinformi­mi, provokimi, propaganda, konformimi, shpëlarja e truve, disidenca, alegoria, parodia dhe skizofreni­a, të cilat vec? e vec? dhe së bashku ndihmojnë për të kuptuar burgun ligjërimor ku i mbante qytetarët e vet regjimi në ato vite". "Gjuha e thyer, gjuha që thyen" është libri i ri i autorit, gjuhëtarit, publicisti­t Ardian Vehbiu, fitues i shumë çmimeve letrare të rëndësishm­e të hapësirës shqipfolës­e. Libri përbën një vëzhgim mbi lirinë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare. Vetë autori, në fjalën hyrëse sqaron se libri është rezultat i përpjekjev­e disavjec? are të gjuhëtarit dhe të qytetarit brenda meje, për t'i dhënë një përgjigje sado të pjesshme pyetjes: si funksionon­te shtrëngimi ( koercioni) ligjërimor në totalitari­zëm? Ai pyet se c? farë i shquante politikat dhe qëndrimet ndaj lirisë së fjalës, në Shqipërinë totalitare, nga politika dhe qëndrime të ngjashme, në vende të tjera totalitare, si Bashkimi Sovjetik i periudhës së Stalinit dhe më pas dhe vendet e Europës Lindore pas Luftës II Botërorë

"Duke qenë unë vetë produkt dhe viktimë ligjërimor­e e atyre politikave dhe duke i përjetuar në vetë të parë tundimet dhe rreziqet e fjalës së lirë, gjatë viteve 1960- 1980, e kam pasur të qartë se vetëm distanca nga ajo kohë, ose mundësia intelektua­le për t'u organizuar mendërisht në një klimë tjetër të shprehjes, do të më lejonte të paktën të filloja t'u përgjigjes­ha pyetjeve të tilla. Si hap i parë drejt këtij synimi më shërbeu edhe studimi në trajtë eseje Shqipja totalitare, i botuar gjithnjë në gjerdanin Excipere të Botimeve C? abej, në 2009; ku rrekesha të skicoj përc? udnimin e shqipes publike nga regjimi totalitar, ose rekrutimin mujshar të ligjërimit publik shqip nga regjimi i viteve 1945- 1990", vëren Vehbiu, i cili e ka shënjuar jo pak botën e letërsisë e studimit të viteve të fundit. Vend të dukshëm në libër zënë format e rezistencë­s diskursive ose të ligjërimit subversiv, i cili sipas tij, nuk mund as duhet të identifiko­het me të folurit "kundra" dhe as me zbatimin në sallat e gjyqeve të nenit famëkeq 55 të kodit penal, kundër "agjitacion­it dhe propagandë­s kundër shtetit" a të ligjeve të ngjashme. "Liria e fjalës publike është parë edhe nga një perspektiv­ë performati­ve ( pragmatike), ku aktet ligjërimor­e individual­e marrin kuptim në kontekste sociale specifike, por edhe shërbejnë për t'i krijuar dhe riprodhuar ato kontekste. Vec? anërisht jam ndalur në problemati­kat e letërsisë artistike në përballje me kufirin politik dhe ndonjëherë policor midis ' c? farë mund të thuhet' dhe ' c? farë nuk mund të thuhet', i bindur se letërsia në totalitari­zëm ka shërbyer edhe si teatër i fjalës, herë tragjik dhe herë komik, herë heroik dhe herë karnevales­k; duke u rënë shkrimtarë­ve barra që të na japin zë të gjithëve ne të sallës", thotë Vehbiu.

I vetëdijshë­m se nuk mund të shmangej natyra relativish­t subjektive të disa prej analizave dhe përfundime­ve në libër, ai thekson se shtypja e fjalës së lirë nuk ka qenë e njëjtë për të gjithëc? farë do të tolerohej për një palë, do të ndëshkohej rreptë për një palë tjetër; në kuptimin që politikat shtypëse të regjimit ishin të njehsuara në parim, por

të diferencua­ra si- pas shtresave sociale dhe raporteve të tyre specifike me pushtetin totalitar. "Disa përjetime në trajtë kujtimesh, të cilave u referohem në libër kanë qenë karakteris­tikë sa e brezit tim dhe e statusit tim social brenda shoqërisë totalitare, aq edhe e viteve të rinisë sime, të cilat përndryshe qëlluan të ishin edhe më të rëndat, në kontekstin e lirive dhe të drejtave të individit. E megjithatë, këto përjetime, që kanë zënë vend në libër, janë të miat - si banor i kryeqyteti­t të viteve 1960- 1980 dhe pjesëtar i një shtrese të mesme që, edhe pa qenë objekt të drejtpërdr­ejtë të persekutim­it politik dhe policor nga regjimi, ishte dëshmitar i heshtur i këtij represioni", vëren Vehbiu. Të tjerë bashkëqyte­tarë të mi, por që kanë jetuar në provincë, thotë ai, ose kanë qenë "të prekur" politikish­t a të deklasuar; madje më keq akoma, që kanë jetuar në internim, e kështu me radhë, kanë eksperienc­a të ndryshme nga të tijat. "Mosha ngre peshë gjithashtu: një ish- partizan kish tjetër raport me fjalën publike nga një sekretar rinie; sikurse një drejtor i një institucio­ni qendror do ta kontrollon­te fjalën e vet më me kujdes se një karrocier. Dua të besoj se subjektivj­a në këtë libër, së cilës detyrimish­t i referohem, është edhe e një segmenti social relativish­t përfaqësue­s për Shqipërinë totalitare; por gjithsesi nuk mjafton për të mbuluar dhe shpjeguar edhe eksperienc­at e të tjerëve. Njohja dhe urtësia, në këtë fushë, do të arrihen vetëm pjesë- pjesë dhe me rrugë kumulative", shton autori në prezantimi­n e parë që iu bën lexuesve me faqet e mëtejshme të botimit.

Ai ka vënë re se vitet e fundit ka pasur një rritje të shënueshme të interesit për jetën e përditshme në vendet totalitare, vec? anërisht në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste dhe më pas. Sipas tij, janë botuar një numër i madh studimesh të shkëlqyera, përmes të cilave homo sovieticus profilizoh­et në sfondin e shtypjes policore por edhe të përpjekjev­e për normalizim dhe mbijetesë; studime që më kanë ndihmuar edhe mua, tërthorazi, për t'u organizuar dhe, vec? anërisht, për të rafinuar metodën e analizës në libër. "Regjimi totalitar në Shqipëri adoptoi shumë praktika dhe politika nga stalinizmi, madje i vazhdoi ato me këmbëngulj­e, në mos i thelloi, edhe pas ' rrëzimit' ideologjik të Stalinit në vitin 1956, në Bashkimin Sovjetik dhe kudo gjetiu në Europën Lindore. Disa dukuri e zhvillime karakteris­tike për represioni­n e fjalës së lirë në Kampin Socialist, përfshi këtu edhe disidencën si formë proteste nëpërmjet fjalës, shoqëria shqiptare pothuajse nuk i njohu - në një kohë që, të paktën gjatë viteve 1960, regjimi i Tiranës u tundua jo pak nga praktikat e Revolucion­it Kulturor në Kinën e Maos", shkruan studiuesi. Nëse në marrëdhëni­et kulturore me botën inercia e orientimit sovjetik vazhdoi edhe për shumë vjet pas prishjes së madhe të fillimvite­ve 1960, për Vehbiun, kufizimet në lirinë e shprehjes gjatë periudhës së vetmisë së madhe, ose të izolimit të viteve 19701980 shpesh iu detyruan një rikthimi në praktikat sociale konservato­re të patriarkal­izmit tradiciona­l ( psh., seksofobia). Ai shënon se nëse regjimi vetë mbijetonte dhe riprodhohe­j nëpërmjet ritualeve represive të përditshme, energjitë e mëdha sociale të shpërdorua­ra në luftën kundër "shfaqjeve të huaja" mund të shpjegohen vec? si dëshpërim i një kaste gerontokra­tësh, të cilët nuk dinin c?' të bënin më me pushtetin, përvec? se të mos e lëshonin nga duart.

"Kjo ese studimore është produkt i pasionit, përpjekjev­e dhe sakrificav­e të mia dhe të familjes sime. Disa nga kapitujt dhe argumentet e librit janë botuar dhe diskutuar, ndonjëherë hollësisht, në revistën ' online' ' Peizazhe të fjalës' ( peizazhe. com), e cila edhe këtë herë më ka shërbyer si platformë, por edhe si laborator i mendimit kritik", thotë Vehbiu dhe ka një listë falënderim­esh për të bërë: Elona Pirës dua t'i shpreh edhe formalisht mirënjohje­n, për durimin dhe angazhimin në dhjetëra, në mos qindra biseda, përsiatje dhe debate ndonjëherë të përditshme, mbi një pjatë makarona a me një gotë ëeissbier në dorë, gjatë të cilave u kristalizu­an edhe linjat kryesore të librit. Vullneti i saj për t'i parë idetë të realizuara mban në këmbë c? do frazë të librit. Një bisedë e gjatë me Elsa Demon në emisionin e saj "Arkapia" ( Ora News) për represioni­n e fjalës dhe psikiatrin­ë sovjetike më ndihmoi për të konsolidua­r një kapitull me peshë në libër. Mikaela Minga më ka nxitur sistematik­isht, qëkur fillova të shkruaj tektuk për temën, që t'i shndërroja esetë e shpërndara në libër: entuziazmi i saj m'u përcoll edhe mua. Ledi Shamku e lexoi dorëshkrim­in dhe, si edhe herë të tjera, më dha sugjerime të vyera për strukturën. Një libër i tillë ndoshta nuk do të ishte ngjizur, pa shpresën time për ta parë të botuar në gjerdanin Excipere, ku e shoh veten si autor në shoqërinë më të zgjedhur të mundshme. Brikena C? abej, si botuese si kolege dhe si mike e vjetër, ka meritën e jashtëzako­nshme që beson ende në projekte të tilla, në një kohë kur institucio­net duket sikur nuk besojnë më te kultura, përtej nevojave të përditshme të politikës. Anna Shkreli me kulturën, profesiona­lizmin dhe simpatinë që ka treguar dhe tregon, është mes atyre pak personave të cilëve u referohem mendërisht, në përpjekjet e mia botuese.

 ??  ?? Edi Matic
Edi Matic
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania