Gazeta Shqiptare

44 FILMA NË FESTIVALIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT, TEMA E SIVJETSHME "INJORANCA VRET"

-

Nis

në Tiranë edicioni i katërmbëdh­jetë i Festivalit të të Drejtave të Njeriut. Gjatë këtij edicioni do të prezantohe­n rreth 44 filma të huaj edhe shqiptarë, që kanë në qendër të drejtat e njeriut. drejtori i këtij Festivalit në Shqipëri, kineasti Kujtim Çashku, tha dje para mediave se veç disa filmave premierë në këtë festival do të prezantohe­n edhe realizime kinematogr­afike, që në vendin e tyre janë censuruar. "Këto festivale, që në pamje të parë duken me karakter zbavitës, kanë edhe karakter politik. Prandaj jam shumë i lumtur, që Shqipëria mbështet përherë edhe më tepër këto festivale. Nëpërmjet filmave që vijnë edhe ikin japim kontribut modest. Një pjesë e tyre janë premierë. Janë të ftuar edhe disa regjisorë nga vende të ndryshme. Motoja e festivalit tonë ka qenë që të marrim filma, që janë censuruar në vendet e tyre nga regjisorë që kanë vënë në rrezik jetën e tyre", tha kineasti Kujtim Çashku.

Nëse vitet e kaluara Festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsion­i, terrorizmi, migracioni apo kërcënimi i së vërtetës, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë temën "Injoranca vret".

Në edicionin e 14- të IHRFFA, nga qindra aplikime janë përzgjedhu­r 44 produksion­e nga e gjithë bota. Çelja e Festivalit zhvillohet të hënën, ora 19.00 me ceremoninë hapëse dhe shfaqjen filmit të parë me praninë e të ftuarve të shumtë, duke nisur shtegtimin intensiv gjashtë ditor për të parë filma e produksion­e të viteve të fundit. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedia­s "Marubi", si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe tek "Europe House", Akademia e Sigurisë, COD etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania