Gazeta Shqiptare

Ndahet me Nora Istrefin pas 14 vitesh, ja e vërteta e lidhjes së Robert Berishës me bukuroshen nga Burreli

-

shkak të ndarjes nga Nora Istrefi dhe kinse nuk mjafton me kaq ditët e fundit nga shumë media ai u ‘ lidh’ me Xhesika Kadiun. Lajmi. net ka kontaktuar Robertin dhe këngëtari ka shpjeguar gjithçka rreth kësaj çështjeje. Në pyetjen se a ka ndonjë të vërtetë në lajmet e fundit që e lidhin me Xhesikën, Roberti është përgjigjur “Kur të lidhem me dikë, keni për ta marrë vesh prej meje direkt kur ta bëj publike. S’kam gjë, si më sheh, jam beqar”. Ai ka shpjeguar edhe arsyet e takimit me Xhesika Kadiun. “Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marr pjesë në projektet tona, nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time… ndonjë teze, nuk do të thotë që jam në lidhje me tezen time”, tha Roberti. Ai më tutje vazhdon: “Veç një gjë dua t’u them fansave të mi, asgjë nuk e bëj për famë, i bëj për qejfin e shpirtit tim dhe shpresoj që s’lëndoj asnjë… me punë dhe muzikë i kam arritur të gjitha këto deri më tani e më së shumti me ndihmën e Norës në krah të famës saj që e ka bërë me shumë punë dhe lodhje… e falënderoj me zemër… s’jam as i pari e as i fundit… më mirë të jemi shokë se sa të krijojmë negativite­t në shtëpi e afër fëmijës… 80% e martesave kanë probleme, por rrinë bashkë se ju vjen keq për shkak të familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët… kemi shumë të mira veç dy gjëra i kemi super ‘ budalliqe’.. komente ka me patur gjithmonë. S’mund t’i ndaloj.. veç një gjë të dinë ata që duan të dinë: Që Norën dhe Reneen kam për t’i pas në zemër deri sa të jem gjallë edhe 24/ 7 jam i gatshëm për çdo gjë që do të kenë nevojë”. Por me ato që u zbuluan nga mediat a është i vërtetë Roberti në deklaratën e tij, sepse provat tregojnë të kundërtën? Sa foto të tjera paparazzi duhen për të vërtetuar që mes tyre ka diçka më tepër?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania