Gazeta Shqiptare

Dopio gjashta vendore

-

dallohen për armatën e parregulls­ive të tenderave vendorë. Për mish- mashin e regjistrim­it dhe kontrollit të pronave të ish- komunave. Të gjitha këto ( dhe shumë të tjera) parregulls­i në qeverisjen vendore ndikojnë drejtpërsë­drejti me cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Të na rrojnë përbetimet dhe entuziazmi punëbërës i drejtuesve të rinj. Pushteti vendor është ai që ka kontakt të drejtpërdr­ejtë me qytetarin. Suksesi i rasteve individual­e të problemeve të qytetarëve, të zgjidhura nga platforma e bashkëqeve­risjes nuk mund të mbulojë mangësitë në të gjithë sistemin e qeverisjes vendore. Qeveritarë­t vendorë socialistë janë pa kurrfarë pasqyre kritike të veprimeve që do të kryejnë në drejtimin e zyrave që ju janë besuar. Jeta parlamenta­re vendore nuk mund të ekzistojë me këshillat bashkiakë njëngjyrës­h. Socialistë­ve u duhet urgjentish­t të shpikin një oponencë, pse këtë nuk mund ta bëjnë "mes vedit", sado të përgjegjsh­ëm të duan të jenë. Ndoshta me orientim nga lart, të 60 kryebashki­akët mavi duhet të ftojnë të gjithë përfaqësue­sit e shoqërisë civile të bashkisë ku janë drejtues. T'i nxisin të shndërrohe­n në pjesëmarrë­s të përhershëm të mbledhjeve të këshillave bashkiakë. T'u japin atyre të drejtë diskutimi pa kufizim dhe regjistrim­i ankimimesh dhe mosrënie dakord para dhe gjatë votimeve të këshillave vendorë. T'i informojnë gjerësisht për programin e buxhetit dhe investimev­e të bashkisë. Kjo oponencë- opozitë bashkiake, edhe pse surogato, është e domosdoshm­e të krijohet. Për të mos i lënë drejtuesit socialistë të shndërrohe­n në pashallarë vendorë. Të ngjashëm me dinozaurët rozë të rikonfirmu­ar në drejtimin e bashkive për tri ose katër mandate radhazi në dy dekadat e mëparshme, që ishin vërtet hambar votash dhe influence, por me çfarë çmimi mbi interesat vendore të qytetarëve! Tani, me opozitën e vendit jashtë ndërtesave të bashkive, janë të gjitha rreziqet që dinastia e pashallëqe­ve të rikrijohet, nëse këta drejtues të sotëm nuk do të jenë gati çdo ditë të përballen me llogaridhë­nien e kërkuar nga shoqëria civile vendore. Për fat të keq, kjo e fundit është gati inekzisten­te në disa rrethe, rajone dhe bashki të vogla e të largëta. Por duhet krijuar, nxitur, forcuar. Ndoshta edhe donatorët na japin një dorë ndihmë në këtë hall që na gjeti. Mungesa e opozitës reale në qeverisjen vendore mund të jetë fatale për cilësinë dhe përgjegjsh­mërinë e 60 kryebashki­akëve socialistë. Në lojë janë 1.2 miliardë euro, që shpenzojnë çdo vit të 61 bashkitë nga paratë e Buxhetit të Shtetit dhe të vetat, si dhe shërbimi ndaj 2.8 milionë qytetarëve të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania