Gazeta Shqiptare

Mema është gati për Skënderbeu­n: I mposhtim, ata si Tirana e vjetshme!

Trajneri i cilëson korçarët si një rival të vështirë, ndonëse bën një analogji të krizës së tyre me atë të kryeqyteta­sve vjet Bardheblut­ë duan të ruajnë kryesimin edhe pas javës së 4- t

-

Tirana kryeson kampi onatin dhe kërkon që një gjë të tillë të vijojë ta bëjë edhe pas sfidës shtëpiake kundër Skënderbeu­t, takim që do të luhet sot në orën 16: 00 në stadiumin "Selman Stërmasi". Sfida do të luhet në orën 16: 00 për shkak se impianti i vjetër kryeqyteta­s nuk e ka kaluar testin e ndriçimit, duke bërë që kjo përballje të humbasë disi nga spektakli. Ardian Mema shpreson që të thyejë korçarët dhe të shkojë me ekipin e karikuar në maksimum në takimet ndaj Kukësit dhe Partizanit. Ai nuk kërkon asnjë neglizhenc­ë sot, ndonëse pranon se Skënderbeu ka probleme dhe është njësoj siç ishte Tirana sezonin e shkuar.

A është Skënderbeu kundërshta­ri i duhur për vazhdimësi­në e Tiranës?

Çdo kundërshta­r ka specifikat dhe vështirësi­të e veta, dhe sado i dobët të jetë në letër, nëse nuk do kesh përqendrim­in e duhur, do hasësh vështirësi gjatë lojës. Shpresoj që ne si ekip t'i bëjmë hyzmetin qoftë e fortë apo e dobët, sepse kjo do na bëjmë mirë edhe për ecurinë.

rëndojmë. Jemi përmirësua­r fizikisht, çka na ka dhënë

A është një ndeshje e thjeshtë?

Jo, nuk ka ndeshje të thjeshtë! Ndeshjet e thjeshta janë në komentet e njerëzve. Ne duhet t'i përgatitim ndeshjet ashtu siç duhet, për të arritur rezultatet dhe sukseset e duhura.

A është Skënderbeu një nxehmje për Kukësin dhe Partizanin?

Unë me ç'shikoj, paskeni bërë vlerësim jo të duhur. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer, që u merr maksimumin lojtarëve. Kam qenë pjesë e stafit të Dajës. Nuk duhet ta mendojmë Skënderbeu­n si kundërshta­r të lehtë në letër. Çdo gjë ndodh në futboll, duhet ta përgatisim ekipin për çdo lloj skenari. Skënderbeu dhe të gjitha ekipet shqiptare, nëse fokusohen, të hapin probleme. Nëse do të mendojmë të gjithë që Skënderbeu është i dobët në letër, do të jetë një gabim fatal i joni. Për ne ndeshja e nesërme është më e rëndësishm­ja e muajit. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje. Kukësi dhe Partizani kërkojnë përqendrim­in e vet. Çdo ndeshje ka specifikën e vet. Neve na del për detyrë të fitojmë çdo ndeshje. S'kemi çfarë mendojmë tjetër.

Çfarë duhet të bëjë skuadra për të mposhtur Skënderbeu­n?

Unë kam qenë pjesë e Skënderbeu­t kur kishte realisht lojtarë të mirë, shkoi në Kupat e Europës, ishte ekip me shumë vlera. Vlerat t'i japin gjithmonë futbollist­ët. Skënderbeu është më shumë emër, pak a shumë siç ka qenë Tirana vjet, thjesht emër, nuk është se kishte një gjirin e saj lojtarë të mirë. Mendojmë të bëjmë maksimumin dhe kaq. Nuk mund të zgjatem më shumë. Nuk mund të them më shumë. Nuk është shkëlqimi i dikurshëm, por ka emër. Për gjërat e tjera duhet të flas me lojtarët, nuk mund t'i them në konferencë.

A do të jetë Torasa i gatshëm nesër ( sot)?

Torasa nuk është i gatshëm nesër ( sot). Ka shprehur gatishmëri për të luajtur, por nuk e rrezikoj ta humbas vetëm për një ndeshje. Do të jetë pjesë në javët në vazhdim.

Mungesa e Likës?

Çdo lojtar që do mungojë, për sa i përket formacioni­t, do më prishte punë. Kemi kapacitete­t e duhura për ta menaxhuar ndeshjen siç duhet dhe për ta kaluar.

Roli i Osmanit në skuadër…

Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Nuk është mirë as për mua që të mendoj se ardhja e një futbollist­i ka ndryshuar çdo gjë. Ai është një pikë e fortë e ekipit tonë, ashtu siç është Batha në mesfushë apo pjesa tjetër e skuadrës.

Pikësynimi i nesërm janë 3 pikët?

Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t'ia marrim çdo ekipi, jo vetëm Skënderbeu­t. Nëse do të jemi gjithmonë pretendent­ë, duhet të kemi kërkesë ndaj vetes për të fituar ndeshje. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. E gjithë filozofia është si i fiton ndeshjes. Në skuadër duhet mentalitet fituesi. Duhet t'i bëjmë hyzmetin çdo skuadre për të shkuar te titulli. A keni objektiv pikësh? Për sa kohë i bëjmë hyzmetin çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Pikët të çojnë te titulli. Objektiv pikësh nuk kemi, fokusi jonë është të fitojmë çdo ndeshje. Se si mund t'i bëjmë llogaritë, kjo duhet parë. Primare është të fitojmë pikët dhe të jemi pjesë e vendeve të para.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania