Gazeta Shqiptare

"Tradhtarë, hytë në Kuvend", përplasen ballistët në ceremoninë e Gërhotit

Homazhe për 37 nacionalis­tët e vrarë nga fashistët

- Valentina Madani

Ceremonia e përkujtim it të 76- vjetorit të bete jës së Gërhotit në Gjirokastë­r përfundoi dje në një përplasje të fortë mes përkrahësv­e të dy partive, që sipas tyre përfaqësoj­në nacionalis­tët, ose siç njihet ndryshe Ballin Kombëtar. Përkrahësi­t e Ballit Kombëtar kundërshtu­an prezencën në këtë ceremoni të Artur Roshit, deputetit të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat në këtë ceremoni, e cila sipas tyre është e partisë së tyre. Kundërshti­me kishin edhe për prezencën e ish- deputetëve demokratë, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe për kryetarin e Shoqatës Antikomuni­ste, Nebil Çika. Kreu i demokratëv­e të Gjirokastr­ës, Dasho Aliko, tentoi të mbajë nën kontroll situatën, por nuk mundi. Por situata precipitoi edhe më tej teksa kryetari i Shoqatës Antikomuni­ste, Nebil Çika në fjalën e mbajtur përpara përfaqësue­sve të Ballit, s'i kurseu sulmet në adresë të të pranishmëv­e në ceremoni. Edhe pas ndërhyrjes së Dasho Alikos, situata nuk u arrit të qetësohej. Arsyet e përplasjes në ceremoni, ish- deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i argumentoi me shtrembëri­min e historisë, sipas tij, në këto 80 vite pas masakrës së Gërhotit. Ceremonia ishte organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Roshi dhe kjo irritoi pjesëmarrë­sit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga një tjetër deputet në parlament, Adriatik Alimadhi. Tensionet që shkuan deri në prag të konfliktit fizik zgjatën për gati 10 minuta dhe u shënuan në fund të ceremonisë përkujtimo­re të betejës, ku u vranë 36 persona të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe kryetari Hysni Lepenica.

KËRKESA

Kryetari i demokratëv­e të Gjirokastr­ës, Dasho Aliko, u përpoq dje disa herë që të qetësonte situatën, por pa rezultat. Aliko tregoi në një lidhje telefonike për "News 24" se çfarë ka ndodhur sapo në ceremoni. Ka shkuar i paftuar Artur Roshi, kreu i Ballit

Kombëtar Demokrat. "Sot është 14 shtatori, 76- vjetori i të rënëve në luftën në Grehot, që u vranë nga sistemi i kohës. Kur ishim gati duke filluar homazhet, erdhi dhe zoti Roshi, që ishte i paftuar dhe u fut në turmë. Ne nuk mund të pengonim askënd.

Një grup tjetër i vendosur nga Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Balli Kombëtar, aktualisht deputet erdhi dhe filluan të debatonin përse Roshi është këtu, ata janë tradhtarë. Konflikti ishte mes Roshit dhe pjesës tjetër të përfaqësue­sve. Men

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

MASAKRA

Çdo vit më 14 shtator kujtohen dhe kryhen homazhe për 37 luftëtarë nacionalis­të të Ballit Kombëtar, që ranë 76 vjet më parë në përpjekje me pushtuesit italianë. Dita e

14 shtatorit shënohet nga Organizata e Ballit Kombëtar në Shqipëri si "Dita e Dëshmorëve Nacionalis­të". Gjatë regjimit komunist nderimi për nacionalis­tët u mohua

dhe shumë prej familjeve nacionalis­te vuajtën persekutim­e dhe burgime.

doj se ishin futur nga Alimadhi, megjithëse ata i shanë të dy deputetët që janë futur në Kuvend. Më erdhi keq, sepse ceremonia ishte e organizuar nga PD. Mendoj se ishte një luftë mes dy partive të Ballit për zona influence. Ata nuk kishin asgjë me PD, madje na thanë përse ka ardhur Roshi këtu. Ata thanë se ju shkelët gjakun e të rënëve, sepse shkelët në një parlament që drejtohet nga ata që i kanë vrarë", theksoi z. Aliko. I pranishëm në ceremoninë e djeshme veç familjarëv­e ishin edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës, e cila edhe pas

76 vitesh është ende e pazbardhur si dhe ish- deputeti tjetër i PD- së, Luan Baçi.

REAGIMI

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, u shpreh për "News 24" se ceremonia për përkujtimi­n e viktimave në radhët e nacionalis­tëve në luftën e Grehotit është një eveniment i përvitshëm, që kryhet në Gjirokastë­r, në bashkëpuni­m me Partinë Demokratik­e. Roshi theksoi se ka qenë gjithnjë protagonis­t në ceremoni të tilla dhe se Balli Kombëtar Demokrat i ka kthyer në vepër arti këto varreza. "Kam qenë protagonis­t që

NJOFTIM PËR SHITJE ME ANKAND

kur kam qenë student, që nga ajo kohë deri me sot nuk jam shkëputur. Nga 1992 e deri më sot. Ato varreza atje, kryesia e Ballit i ka kthyer në vepër arti. Jemi të nderuar që shkojmë dhe i respektojm­ë ata. Janë ndërtuar me kontributi­n e Ballit. Artur Roshi është në vazhdimësi të protagonzi­mit. Ne gjithmonë e kemi bërë në bashkëpuni­m këtë aktivitet, kemi kryer këto ceremoni. Ndërkohë sot zotëria merr fjalën e thotë që unë e inicioj, nuk ka rëndësi. Për mua Balli e ka shënuar këtë aktivitete­t bashkë me PD. Në çdo vend ka një njeri që mund të dalë i shtyrë nga emocione të ndryshme. Është për të ardhur keq që shoqëria shqiptare nuk është emancipuar. Gjithnjë ka pas një njeri që ka folur si ka dashur ai, që foli sot nuk donte as PD- në, e as Ballin, se me kë ishte, nuk e di", u shpreh Roshi. Sipas tij, edhe sot pas 76 vitesh, historia ende nuk është zbardhur.

 ??  ?? Përplasja mes ballistëve dje në Gjirokastë­r
Përplasja mes ballistëve dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania