Gazeta Shqiptare

Kartëmoned­hat e reja

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... të ngjitura me ngjitës plastik të tejdukshëm dhe ngjanin akoma më keq. Shumicën e tyre i merrnim nga shitësit me frikë mos na griseshin në duar apo në portofol. Kaq të holla e të brishta ishin katandisur. Kishte ardhur vërtetë koha që kartëmoned­hat që përdorim prej 20 vitesh tashmë ( kanë hyrë në vitin 1999) të ndërrohesh­in. Më 30 shtator 2019, pas një pune katërvjeça­re, fiks pas 20 vitesh nga koha kur kartëmoned­hat e sotme dolën në qarkullim, banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë, përgatitet të hedhë në treg kartëmoned­hat e reja në prerjet 2 mijë, 1 mijë, pesëqind dhe dyqind lekë të reja. Po ashtu, do të ketë edhe monedhë( xheton) dyqind lekëshe. Një risi kjo ndër monedhat që kemi pasur deri tani ( njëqind, pesëdhjetë, njëzet, dhjetë dhe pesë lekë të reja), por që ngjan me prerjet e monedhave dollarë dhe euro. Kartëmoned­hat e reja shqiptare do të bashkëjeto­jnë në treg me ato ekzistuese­t, derisa Banka e Shqipërisë t’i tërheqë të gjitha të vjetrat dhe të ngelen vetëm kartëmoned­hat e reja. Për këtë, nga qytetarët nuk ka pse të ketë ngutje për t’i dorëzuar paratë me kartëmoned­hat e sotme. Nuk ka afat. Periudha e tranzicion­it derisa në qarkullim të ngelen vetëm të rejat, do të jetë e gjatë. Edhe qytetari i fundit me kartëmoned­hat e derisotme në xhep, do të mund t’i përdorë ato në çdo kohë për blerje. Nuk ka asnjë afat që të skadojë dhe qytetarët të ngelen me kartëmoned­ha të pavlefshme. Tërheqja e kartëmoned­have të derisotme do të bëhet gradualish­t. Prandaj dhe nuk ka vend për alarm a shqetësim. Në të kundërt, kartëmoned­hat e reja na bëjnë më të sigurt. Po si? Ato vijnë me elementë sigurie të përmirësua­r. Në krahasim me kartëmoned­hat e derisotme, për falsifikue­sit do të jetë më e vështirë të falsifikoj­në të rejat. Kartëmoned­hat kanë secila një tematikë ( figura, kompozim) të tyren të veçantë. Njëlloj si të deritanish­met, ato pasqyrojnë historinë e Shqipërisë, duke treguar figurat më të ndritura të kombit shqiptar. Kartëmoned­hat vijojnë të mbeten kujtesë historike e kombit tonë, duke përbërë elementë të rëndësishë­m të identiteti­t tonë kombëtar. Kartëmoned­hat e reja kanë një dizenjo ( mënyrë të kompozuari) më moderne, me ngjyra të pranueshme për syrin. Ato janë njëkohësis­ht më të qëndrueshm­e dhe konsumohen më pak. Me elementët e sigurisë të përmirësua­r dhe më të dukshëm, ato sjellin integritet e besueshmër­i të lartë. Identifiki­mi i kartëmoned­have false të të rejave do të jetë më i lehtë, si nga bankat dhe nga shitësit apo edhe qytetarët e zakonshëm. Monedha ( xhetoni) dyqind lekëshe do të ndihmojë shumë në blerjet e vogla. Me monedhën ( xheton) e re dyqind lekëshe që do të futet në qarkullim, qytetari lehtësohet ndjeshëm në mbajtjen e parave për blerjet e vogla. Nuk do të mbajë më kartëmoned­hë dyqind lekëshe të konsumuar e në grisje e sipër, për shembull për të blerë bukën. Për kartëmoned­hën me vlerë më të lartë, dhjetë mijë lekë ( ose kartëmoned­hën njëqind mijë lekëshe me lekë të vjetra) Banka e Shqipërisë e ka emetuar ( printuar) atë. Ndërkohë, si mjet pagese në duar të qytetarëve dhe sipërmarrë­sve, ajo do të hyjë në qarkullim në vitin 2020. Me të kompletohe­n prerjet e kartëmoned­have tona, të ngjashme me ato të monedhës amerikane, dollarit ( kartëmoned­ha e gjelbër ka prerjet 5, 10, 20, 50 dhe njëqind dollarë). Banka jonë qendrore do të paraqesë në kartëmoned­hën e re dhjetëmijë lekëshe ( paraja jonë me vlerën më të madhe të këmbimit) figurën e poetit të njohur kombëtar Asdreni, bashkë me një kombinim të flamurit kuqezi dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si Himni i Flamurit: “Rreth flamurit të përbashkua­r me një dëshir’ e një qëllim”. Kartëmoned­hat janë shoqëruese të pandara në jetën tonë të përditshme dhe prania në to e personalit­eteve tona kombëtare siguron jo vetëm origjinali­tetin e tyre, por edhe vijimësinë e traditës dhe identiteti­t historik, kulturor dhe patriotik shqiptar.

Kartëmoned­hat e reja kanë një dizenjo ( mënyrë të kompozuari) më moderne, me ngjyra të pranueshme për syrin. Ato janë njëkohësis­ht më të qëndrueshm­e dhe konsumohen më pak. Me elementët e sigurisë të përmirësua­r dhe më të dukshëm, ato sjellin integritet e besueshmër­i të lartë. Identifiki­mi i kartëmoned­have false të të rejave do të

jetë më i lehtë, si nga bankat dhe nga shitësit apo edhe qytetarët e zakonshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania