Gazeta Shqiptare

Deutsche Welle: Opozita mes protestave dhe dialogut me mazhorancë­n

-

Afrimi

i tetorit, kur Këshilli Europian do të marrë vendi min për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësim­it, ka shtuar thirrjet e BE për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucio­nale, që vazhdon prej 7 muajsh. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi të premten, ( 13.09.2019), partitë politike të ulen në dialog për të arritur këtë qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli. "Kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit", - tha Soreca. Ai sugjeroi reformën zgjedhore si shtysë për të nisur dialogun me opozitën jashtë parlamenti­t, të cilën e quajti "diçka specifike". Por dialogu për këtë duket i vështirë për momentin, edhe pse reforma zgjedhore është reforma e dytë e rëndësishm­e, pas reformës në drejtësi, edhe pse kryerja e saj do të bëjë të mundur ndarjen nga zgjedhje "atipike, pa pjesëmarrj­en e opozitës", gjë për të cilën të gjitha partitë janë të interesuar­a. Partitë e vogla opozitare jashtë parlamenti­t përfshirë edhe LSI kanë dhënë sinjale, se edhe mund të ulen në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Por Partia Demokratik­e, që kryeson këtë opozitë, nuk jep asnjë shenjë gatishmëri­e për të filluar dialogun me qeverinë dhe mazhorancë­n socialiste për këtë reformë. Thirrjeve të BE dhe faktorit ndërkombët­ar, ftesës së kryeminist­rit Rama dhe mazhorancë­s socialiste për bashkëpuni­m dhe dialog ajo i përgjigjet me paralajmër­imin për rifillimin e protestave antiqeveri­tare, largimin e kryeminist­rit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshm­e, si e vetmja rrugë e daljes nga kriza. Gjasat që t'ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania