Gazeta Shqiptare

Drafti, sanksionet e BE për Rusinë dhe Iranin të detyrueshm­e edhe për ne

Në nenin 5 të draftit janë përcaktuar llojet e masave shtrëngues­e

-

Shqipëria do të zbatojë në mënyrë të men jëhershme të gjitha sanksionet që do të vendosë Bashkimi Europian, përfshi këtu edhe ato ndaj Rusisë apo edhe Iranit. Vendimet e Bashkimit Europian pritet të jenë të detyrueshm­e pasi qeveria ka paraqitur në Kuvend një projektlig­j të veçantë "Për masat shtrëngues­e ndërkombët­are në Republikën e Shqipërisë", i cili parashikon zbatimin e sanksionev­e ndërkombët­are të vendosura jo vetëm nga OKB ku jemi anëtarë me të drejta të plota por edhe nga Bashkimi Europian ku synojmë të anëtarësoh­emi. "Shqipëria zbaton sanksionet ndërkombët­are të vendosura nga KS- ja dhe masat shtrëngues­e të BE- së, të cilat ndiqen në përputhje me angazhimet e politikës së jashtme të Shqipërisë, që rrjedhin nga neni 8, i Marrëveshj­es së Stabilizim- Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e 2006 ( MSA). Aktualisht, vendi ynë zbaton ato masa shtrëngues­e ndërkombët­are të ndërmarra në kuadër të rezolutave të KSOKB- së, natyra e të cilave lidhet me terrorizmi­n apo financimin e terrorizmi­t, bazuar në ligjin "Për masat kundër financimit të terrorizmi­t", - thuhet në relacion. Por, më tej theksohet se ka një boshllëk ligjor lidhur me masat shtrëngues­e që nuk lidhen me terrorizmi­n apo financimin e tij, por që kanë të bëjnë me financimin e armëve të shkatërrim­it në masë dhe që lidhen me zbatimin e drejtpërdr­ejtë të rezolutave të dala në zbatim të kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombët­are, për shtetet anëtare të saj. Ky ligj do të zbatohet ndaj subjekteve për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në çdo formë të cenimit të paqes, sigurisë kombëtare dhe ndërkombët­are, demokracis­ë, të drejtave të njeriut, të shpallur nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB- së, aktet e organizata­ve të tjera

ndërkombët­are dhe në bazë të këtij ligji, të kryera brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë. "Subjektet, ndaj të cilave vendosen masat shtrëngues­e ndërkombët­are sipas këtij ligji, janë: shtetet;

personat fizikë; personat juridikë; organizime­t ligjore dhe entitete të tjera. Masat shtrëngues­e ndërkombët­are vendosen, zbatohen, ndryshohen dhe shfuqizohe­n në bazë të: rezolutave të mirat

MASAT

Te sanksionet përfshihen: ndërprerja e marrëdhëni­eve diplomatik­e; masat shtrëngues­e financiare; ndërprerja e plotë ose e pjesshme e marrëdhëni­eve ekonomike, tregtare dhe financiare; ndërprerja e korrespond­encës, lidhjeve postare, telegrafik­e, telekomuni­kacionit dhe lidhjeve të tjerave të komunikimi­t; ndalimi i transferim­it, ndërmjetës­imit, tregtimit.

 ??  ?? Ministri i jashtëm, Gent Cakaj
Ministri i jashtëm, Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania