Gazeta Shqiptare

Bilanci i vetingut, 100 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar dhe të larguar

Në 20 muaj nga nisja e vetingut, mbi 60 subjekte janë shkarkuar dhe 37 janë larguar Shumica e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve nuk justifikoj­në dot pasurinë

-

Në afro 20 muaj nga nisja e zbatimit të reformës në drejtësi më shumë se 100 gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar nga sistemi. Kjo për shkak se ose kanë ngecur në rrjetën e vetingut, ose janë detyruar të largohet në mënyrë vullnetare pa pranuar që të kalojnë para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar gjetjet për procesin e vetingut nga momenti që ai ka filluar, ku nga 1 shkurti i vitit 2018 deri në fund të korrikut të këtij viti plotë 186 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e vetingut. Dhe sipas monitorime­ve të kryera deri tani janë shkarkuar 60 gjyqtarë e prokurorë, të cilët nuk kanë kaluar dot sitën e vetingut. Ndërkohë që 37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension, si një nga mënyrat për të mos u përballur me kontrollin e imtësishëm nga KPK. Kujtojmë se të dhënat janë deri në muajin korrik, ndërkohë që ky bilanc është shtuar edhe më gjatë këtij muaj ku ka pasur të tjerë të shkuar. Ndërkohë që e kanë mundur ta kalojë me sukses këtë proces pak më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e që janë përballur me vetingun. Më konkretish­t Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka konfirmuar në detyrë 76 gjyqtarë e prokurorë. Ndërkohë që sipas studimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit interesant është edhe elementi që ka të bëj me arsyen pse këta gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar. Kështu, numri më i madh i shkarkimev­e nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e prokurorët kanë probleme me më shumë se një nga kriteret që përcakton ligji, pra mund të kenë pasur probleme pasurie, përgatitje profesiona­le apo besueshmër­ie dhe lidhje me elementë të dyshimtë apo me krimin. Sipas të dhënave plotë 37 gjyqtar dhe prokurorë janë shkarkuar për këtë arsye, pra se kanë pasur probleme në

më shumë se një kriter. Më pas kriteri i pasurisë është ai që ka djegur më shumë magjistrat­ë pasi 22 nuk e kanë kaluar vetingun pasi nuk justifikon­in pasurinë. Kujtojmë këtu se shumë emra të gjyqësorit, përfshi anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e apo Gjykatës së Lartë janë shkarkuar nga vetingu pikërisht se pasuria që zotëronin ishte më e madhe se sa niveli i të ardhurave që ata kanë pa

sur në vite dhe në shumë raste ata nuk arritën ta justifikoj­në atë me dokumentac­ionin përkatës. Një prej gjyqtarëve që mbeti në rrjetën e vetingut pikërisht për shkak të këtij kriteri ishte edhe ish- kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Kujtojmë se Zaganjori e kaloi shkallën e parë të vetingut në KPK dhe ngeci në shkallën e dytë pas ankimimit që bëri komisioner­i. Ndërkohë që

ANKIMIMI

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje. Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, në 9 raste është ndryshuar vendimi i shkallës së parë të vetingut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste, dhe në një rast është prishur vendimi. Kujtojmë se 62 janë çështjet që janë ankimuar në KPA si shkalla e fundit e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

sipas të dhënave vetëm një magjistrat është penalizuar, sepse ka pasur probleme me pastërtinë e figurës. Nga ana tjetër shkalla e dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje. Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, në 9 raste është ndryshuar vendimi i shkallës së parë të vetingut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste, dhe në një rast është prishur vendimi. Kujtojmë se 62 janë çështjet që janë ankimuar në KPA si shkalla e fundit e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Gjithashtu rezulton se nga 60 subjektet e shkarkuara në KPK, 27 gjyqtarë prej tyre janë gjyqtarë, 22 prokuror, 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, 4 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e dhe 2 ndihmës ligjorë. Ndërsa në 76 subjekte të konfirmuar­a nga KPK, 28 janë gjyqtarë, 35 prokurorë, 4 anëtarë të Gjykatës së Lartë, 2 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e, 5 këshilltar­ë dhe 2 ndihmës ligjorë. Pra, siç shihet nga këto të dhëna rezulton se gjyqtarët janë më të korruptuar apo më problemati­kë në raport me ligjin se prokurorët. Kjo pasi në numrin total të të shkarkuar gjyqtarët janë më shumë, ndërsa në numrin total të atyre që e kanë kaluar vetingun janë prokurorë më shumë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania