Gazeta Shqiptare

Hysaj "kërcënon" Liverpulin: Nuk do e ketë të lehtë në Napoli, vjet ne ishim më të fortë

-

Elseid

Hysaj është gati për sfidën e parë të Champions League, që do ta shohë Napolin e tij përballë kampionëve në fuqi, anglezëve të Liverpulit. Në 90 minutëshin që do të luhet në "San Paolo", kapiteni i Shqipërisë, autor i një goli të mrekullues­hëm me fanellën kuqezi ndaj Islandës, flet për "AFP" në lidhje me takimin e sotëm. "Edhe vitin që shkoi, të gjithë prisnin që Liverpuli të fitonte grupin, por për fat të keq u eliminuam, edhe pse meritonim të kalonim( Napoli u eliminua nga Liverpuli vetëm me numër golash). Luajtëm ndaj tyre dhe treguam se ishim një ekip i fortë. Është e qartë se do jetë një ndeshje e vështirë, si gjithë të tjerat. Duhet të japim maksimumin ndaj tyre. Duhet të japësh 100%, kur je në 100%, e di që do të jetë një ndeshje e mirë për ty dhe një ndeshje e vështirë

CHAMPIONS LEAGUE

për kundërshta­rin tënd. Duhet të jemi të qetë në fushë, dhe të bëjmë lojën tonë. Më pas, do shohim si

shkojnë gjërat. Mendoj se cilësia kryesore e Napolit është loja që bën, loja që ofrojmë në çdo ndeshje, duhet të jemi të qëndrueshë­m dhe të mendojmë se ne jemi Napoli dhe mund të konkurrojm­ë ndaj çdo skuadre në botë. Liverpuli është një nga ekipet më të forta. Ajo ka fituar Ligën e Kampioneve ndaj duhet të respektojm­ë këtë skuadër, atë çfarë ka fituar, lojtarët që ka. Por nga ana jonë nuk mund të harrojmë se kush jemi, se jemi Napoli dhe se në sezonin e kaluar ne mundëm këtë skuadër që fitoi Ligën e Kampioneve. Nuk do vijnë në Napoli për të luajtur të qetë, edhe ata e dinë që do e kenë të vështirë. Është e vërtetë që është përgjegjës­i e madhe të luash ndaj futbollist­ëve aq të fortë sa Salah, Firmino, Mane e Van Dajk. Por është gjithashtu një mundësi për ne që të tregojmë cilësitë tona".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania